Thaçi: Çuditet me vizitën e Dodik në Shqipëri

Aktuale

Thaçi: Çuditet me vizitën e Dodik në Shqipëri

Më: 9 maj 2019 Në ora: 13:56
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Pas mbledhjes së Samitit të Brdo Brujinit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se në takimin me presidentin serb dhe shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federicka Mogherini, u ka thënë atyre se taksa është vendim i drejtë dhe si i tillë do të mbetët në fuqi.

Ndërsa për prezencën e Millorad Dodik në samit, Thaçi ka thënë se përgjegjësia mbetët te institucionet që e kanë ftuar.

Pasi shtrëngoi duart me Aleksandër Vuçiqin, mëngjesin e së enjtes në Tiranë, para mbledhjes plenare së Samtit Brdo Brijuni, presidenti i Kosovës tha se është përshëndetur me të sikur bën çdo lider.

Por njëjtë nuk veproi edhe me përfaqësuesin e serbëve në Bosnje Hercegovinë, Millorad Dodik, për prezencën e së cilit Thaçi tha se është çuditur.

Thaçi: Çuditem si Dodik ka qenë këtu

“Jemi përshëndetur siç është përshëndetur secili me secilin, ndërsa sa i përket presidentit Dodik, unë çuditem si ai ka qenë këtu, kur është vizita e tij e parë në një vend, në një samit të tillë, por mbetët në përgjegjësinë e autoriteteve ftuese”, tha ai.

Thaçi është pyetu nëse Rama dhe Vuçiq kanë biseduar për ndarje të Kosovës.

Thaçi: Askush nuk duhet t’i frikësohet komunikimit dhe integrimit kombëtar

“Unë kam diskutuar dje me kryeministrin e Shqipërisë, zotëri Rama një bisedë shumë të hapur, kemi diskutuar për mundësinë e heqjes së tërësishme të kufirit Kosovë-Serbi, të një modeli evropian nën ëmblën e vlerave atlantike. Askush nuk duhet t’i frikësohet komunikimit dhe integrimit kombëtar dhe të një hapësire kudo që jetojnë shqiptarët pa kufij, pra në një lëvizje të lirë, gjithmonë duke përfshirë Medvegjë, Preshevë, Bujanoc, në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa diçka të tillë e shprehi në çdo takim që kemi dhe askush nuk duhet t’i frikësohet këtij pozicioni që e prezantojmë, as reagimi i presidentit të Serbisë, apo Republika Srpska apo ndonjë injoranti”, tha ai.

Pas takimit të samitit, Thaçi u tha gazetarëve se taksa ka qenë vendim i drejtë nga shteti i Kosovës, dhe si i tillë duhet të mbetët në fuqi.

Thaçi: Duhet të vazhdojë dialogu i pa kushtëzuar

“Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi e theksova, tarifa ka qenë një vendim i drejtë dhe legjitim dhe i tillë do të mbetët në fuqi. Duhet të vazhdojë dialogu i pa kushtëzuar me mundësi të arritjes së një marrëveshje të plotë, ligjërisht të obliguese, një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nuk krijon vija etnike të kufijve, që vendet tona mbesin multi-etnike që përfshijnë Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës, në këtë drejtim dua të besoj që vendet e Bashkimit Evropian tash e tutje do të jenë më unike jo siç ka ndodhur në Berlin, shpresoj që samiti i Parsit do të jetë më mirë i organizuar dhe do të prodhojë substancë”, tha ai.

Ai edhe njëherë tha që ka qenë i tmerruar kur është informuar që SHBA nuk ka qenë e koordinuar dhe informuar për samitin e Berlinit.

Sipas tij, pa rolin udhëheqës të SHBA-ve, nuk mund të ketë dialog të suksesshëm apo marrëveshje.

Ai tha se ka kërkuare nga përfaqësuesit e Bosnjës që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Pas mbledhjes plenare, Thaçi tha se ka theksuar domosdoshmërinë që të ndodh liberalizimi i vizave, sepse i kemi plotësuar të gjitha kriteret.

Thaçi: Kishim mospajtime me Vuçiqin, pasi i mohon krimet e Serbisë në Kosovë

Pas takimit të samitit të Brdo Brijunit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur para gazetarëve ku ka thënë se me presidentin e Serbisë, Aleksaner Vuçiq janë takuar si dy lider të rajonit por që kanë pas mospajtime meqë siç tha ai, Vuçiq mohon krimet e Serbisë në Kosovë.

Ai tha se ka treguar se kushtëzimi i dialogut nga ana e Serbisë është i padrejtë, ndërsa taksa është vendim i drejtë.

Mëngjesin e sotëm, Thaçi derisa ka shtrënguar duart me presidentin e Serbisë, Vuçiq nuk e ka bërë të njëjtën gjë me Millorad Dodik.

Për pjesëmarrjen e Dodik është pyetur edhe Ilir Meta në konferencën me gazetarë.

Meta u pyet nëse dy liderët e Kosovës dhe Serbisë janë afruar më shumë dhe se a ka gjasa që të rinisë dialogu.

“Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi, por di që atmosfera ka qenë shumë pozitiv këtu. Do të donim që dialogu Kosovë –Serbi të kishte përfunduar dje, jo sot dhe as nesër.  Samiti i Brdo Brijunit është një samit që ka një format të përcaktuar. Andaj i ftuar ka qenë edhe Millorad Dodik. Ai do të vijë edhe për turizëm këtu", ka thënë Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat