A do ta njeh Bosnja Kosovën, ja si përgjigjet Dodik

Aktuale

A do ta njeh Bosnja Kosovën, ja si përgjigjet Dodik

Nga: F. B. Më: 9 maj 2019 Në ora: 15:04
Dodik

Presidenti i kryesisë së BiH, Milorad Dodik, ka theksuar sot në Tiranë se BiH nuk do të pranoj pavarësinë e Kosovës, por sit ha do mbështes atë që do arrihet në marrëveshje në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe do të bëjë kur dhe çfarë thotë Serbia, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Dodik pas takimit regjional të liderëve Brdo-Brione, gazetarëve ju theksoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit askush nga jashtë nuk mund ta ndihmoj, prandaj dialogu duhet të forcohet dhe mbahet.

Ai ka vlerësuar se shqyrtimi dhe debate nuk ishte i përzemërt por real dhe është biseduar për stabilitetin regjional dhe ruajtjen e paqes. U vërejt shtoi ai sa shumë llojllojshmëri të konflikteve ka jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.

Dodik u shpreh i kënaqur me atë që është thënë, posaçërisht me mënyrën adekuate në të cilën Vuçiq iu përgjigj Thaçit se Prishtinës as Amerika nuk mund të i ndihmoj nëse nuk ka dialog.

"Ne nuk e njohim Kosovën dhe nuk do ta njohim. Ajo që do bëhet në dialog ne do të mbështesim, kur dhe si të thotë Serbia dhe Beogradi", theksoi Dodik.

Ai shtoi se Thaçi ka nisur idetë dhe qëndrimet e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat