Kosova kremton ditën e Evropës - e fundit në proceset integruese

Aktuale

Kosova kremton ditën e Evropës - e fundit në proceset integruese

Më: 9 maj 2019 Në ora: 18:19
Pamje nga festa për ditën e Evropës

Me një varg veprimtarish, Kosova dhunoi të enjten nëntë majin, ditën e Evropës. Dita e sotme në Kosovë është festë shtetërore dhe ditë pushimi, ndonëse ajo është i vetmi vend i Evropës juglindore qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza dhe e fundit që mori premtimet për t’u përfshirë në procesin e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian.

Një panair i rrugës i organizuar nga zyra e Komisionit Evropian, ishte një nga manifestimet e organizuara për nder të kësaj dite.

Duke marrë pjesë në manifestimet e sotme në Prishtinë, shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova tha se është me rëndësi që edhe Kosova po e feston ditën e Evropës.

Image

“Ne po i festojmë vlerat tona të përbashkëta dhe po festojmë identitetin tonë si evropianë. Mendoj se është shumë e rëndësishme që Kosova po feston sot për shkak se kjo tregon që ju e shihni vetën si evropianë. Reformat që po ndodhin aktualisht në Kosovë, po e afrojnë atë më afër me Bashkimin Evropian”,tha zonja Apostolova.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se për Kosovën është shumë me rëndësi që t’i përqafoj vlerat e Evropës dhe zbatojë reformat në mënyrë që sa më shpejt të integrohet në Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Evropian është alternative e vetme për neve, një përparësi e lartë strategjike, anëtarësimi në BE jo vetëm që sjellë shumë sfida drejt rrugëtimit por në anën tjetë,r na sjellë edhe shumë përfitime për shkak se reformat e ndërmarra e përmirësojnë shtetin tonë dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha ministrja Hoxha.

Por, sa është larg dhe çfarë ka bërë Kosova që të përafrohet me Bashkimin Evropian?

Grupi për studime juridike dhe politike nxori në pah sot përmes një raporti se Kosova vazhdon të përballet me sfida serioze në rrugën e integrimit Evropian.

Sipas raportit të kësaj organizate, “Kosova përballet me pamundësisë politike për t’u garantuar që perspektiva evropiane e saj është e pakontestuar nga çdo shtet

anëtar i BE-së, mungesë të përkushtimit të qeverisë dhe akterëve të tjerë politik për të zbatuar reformat e kërkuara”.

Arbëresha Loxha nga Grupi për studime juridike dhe politike, tha se qeveria e Kosovës nuk po arrin të përballet me sfidat drejt rrugës integruese evropiane.

“Emërimet e larta politike në institucionet e pavarura vazhdojnë të jenë të kontrolluara nga interesa partiake dhe klienteliste. Lufta ndaj klientelizmit është nga reformat e institucioneve dhe dështimi i qeverisë është tregues i mos seriozitet në çuarjen përpara të integrimit evropian. Përbërja aktuale e drejtësisë e bën atë që është i ndikuar politikisht dhe është i paaftë të përballet me rastet e korrupsionit. Në vend se kjo qeveri të përmirësojë këtë gjendje ajo vetëm e ka përkeqësuar atë. Të gjitha këto dështime kanë të përbashkët mungesën e vullnetit politik për të zbatuar reformat në procesin e integrimit evropian dhe Kosova vazhdon të përballet me sfida në pothuajse në gjitha sferat publike dhe procesi integrues shpesh na kthehet në regres”,tha zonja Loxha.

Njohës të çështjes së integrimeve thonë se Kosova ndodhet në një gjendje shumë të pafavorshme kundrejt integrimeve evropiane për shkak të mungesës së zhvillimit të brendshëm që ka të bëjë me reformat dhe nga mosnjohja e saj nga pesë vende të Bashkimit Evropian. Kosova deri më tani ka përfituar marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, por mbetet e fundit në të gjitha proceset integruese në rajon./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat