Si dhe pse u përplasën liderët shqiptarë me Milorad Dodikun?

Aktuale

Si dhe pse u përplasën liderët shqiptarë me Milorad Dodikun?

Nga: N.Sh Më: 9 maj 2019 Në ora: 18:43
Milorad Dodik

Samiti i sivjetmë i Procesit Brdo Brijuni ka mbledhur në Tiranë liderët e vendeve të rajonit, e që për qëllim ka të përçojë një mesazh politik lidhur me aspiratën e vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Në këta takim ishte prezent edhe presidenti i kryesisë së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili ka theksuar e Bosnja nuk do të pranoj pavarësinë e Kosovës, por si tha do mbështes atë që do arrihet në marrëveshje në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe do të bëjë kur dhe çfarë thotë Serbia.

Dodik pas takimit regjional të liderëve Brdo-Brione, gazetarëve ju theksoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit askush nga jashtë nuk mund ta ndihmoj, prandaj dialogu duhet të forcohet dhe mbahet.

Ai ka vlerësuar se shqyrtimi dhe debate nuk ishte i përzemërt por real dhe është biseduar për stabilitetin regjional dhe ruajtjen e paqes. U vërejt shtoi ai sa shumë llojllojshmëri të konflikteve ka jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.

Dodik u shpreh i kënaqur me atë që është thënë, posaçërisht me mënyrën adekuate në të cilën Vuçiq iu përgjigj Thaçit se Prishtinës as Amerika nuk mund të i ndihmoj nëse nuk ka dialog.

"Ne nuk e njohim Kosovën dhe nuk do ta njohim. Ajo që do bëhet në dialog ne do të mbështesim, kur dhe si të thotë Serbia dhe Beogradi", theksoi Dodik.

Ai shtoi se Thaçi ka nisur idetë dhe qëndrimet e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Kurse, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për prezencën e Millorad Dodik në samit, ka thënë se përgjegjësia mbetët te institucionet që e kanë ftuar.

Pasi shtrëngoi duart me Aleksandër Vuçiqin, mëngjesin e së enjtes në Tiranë, para mbledhjes plenare së Samtit Brdo Brijuni, presidenti i Kosovës tha se është përshëndetur me të sikur bën çdo lider.

Por njëjtë nuk veproi edhe me përfaqësuesin e serbëve në Bosnje Hercegovinë, Millorad Dodik, për prezencën e së cilit Thaçi tha se është çuditur.

“Jemi përshëndetur siç është përshëndetur secili me secilin, ndërsa sa i përket presidentit Dodik, unë çuditem si ai ka qenë këtu, kur është vizita e tij e parë në një vend, në një samit të tillë, por mbetët në përgjegjësinë e autoriteteve ftuese”, tha ai.

Në anën tjetër, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se Dodik ka qenë i ftuar si president, ndërsa tha se e mirëpret atë edhe për turizëm.

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Shqipëri, ku po merr pjesë në Samit.

Ai ka thënë se për prezencën e këtij të fundit, përgjegjësia mbetet tek institucionet që e kanë ftuar.

Për të njëjtën çështje është pyetur edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidentit shqiptar, ilir Meta, teksa ka shtuar se për Kosovën, Dodik mbetet njeri i Putinit.

“Dodik nuk është një figurë që përfaqëson vlera as të bashkëjetesës, as të turizmit. Ai realisht është një prej figurave më të këqija që ka rajoni. Është një aleat i Putinit. Kjo është bindja që e kemi ne në Kosovë. Dhe, atë e shohim si agjendë të Putinit në Ballkan. Shqipëria ka mirëpritur të gjithë presidentët e të gjitha shteteve, përfshirë edhe të Bosnjës. Nuk du me komentu, por nëse flasim se çka mendon Kosova për Dodikun, Kosova e sheh atë si njeri të Putinit”, tha Haradinaj.

Por, Millorad Dodik, ka thënë se nuk do t’i komentojnë fare deklarimet e Hashim Thaçit e Edi Ramës për heqjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe synimet për të bashkuar Luginën e Preshevës më territorin e Kosovës.

Ai thotë se ‘Republika Srspska’, është duke u kujdesur që të mos i hedh ‘ benzinë zjarrit’ në mënyrë që të mos përkeqësojë pozitën e Serbisë.

Dodik ka thënë se për një gjë të tillë duhet të reagojë komuniteti ndërkombëtarë.

“Do të kërkoja edhe unë një takim të ngjashëm me Vuçiqin, për të dërguar mesazhe të ngjashme, që janë edhe pritje të njerëzve në Repulika Srpskas, por nuk dëshirojë që të ekspozojë Vuçiqin ndaj një ‘zjarri’ të tillë”, ka thënë Dodik.

“Unë e pash atë, përveç integrimit të Kosovës dhe Shqipërisë, ata janë duke  kërkuar Luginën e Preshevës.  Është vetëm edhe një çështje, nëse ata dëshirojnë që edhe Kalifornia t’iu bashkohet”, ka thënë Dodik.

Dodik ka thënë se deklarime e Thaçit dhe Ramës  janë të papranueshme dhe se kërcënojnë dialogun e Brukselit në mes Prishtinës dhe Beogradit për arritjen e një marrëveshje finale.

“Deklarime të tilla vënë në pikëpyetje çfarëdo mundësie për të arritur një kompromis”, ka shtuar ai.

Dodik ka treguar se si asnjë nga pjesëmarrësit e Samitit të Brdo-Brijonit, nuk ka reaguar për deklaratat e bëra dje nga Thaçi e Rama.

“Është e qartë, ata reagojnë vetëm për deklaratat tona”.

Ndryshe, për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe Milorad Dodik, në Tiranë janë mbajtur protesta të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një protestë e paralajmëruar nga dega në Tiranë e Lëvizjes "Vetëvendosje” e Kosovës dhe e mbështetësve të saj kundërshtoi praninë në Tiranë  të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Presidentit të Republikës Serbe, në Bosnjë - Herzegovinë, Milorad Dodik. Protestuesit mbanin parulla dhe pankarta ku Vuçiq dhe Dodik quheshin "persona non grata në Shqipëri” si edhe parulla kundër qëndrimit, sipas protestuesve,  pro të Mogherimit, ndaj opsionit të dështuar tanimë të ndryshimit të kufijve.

Boiken Abazi, Drejtor Ekzekutiv i degës në Tiranë të Lëvizjes "Vetëvendosje”, në fjalën e tij iu referua asaj që ai e quajti ”e kaluar kriminale e Vuçiq dhe Dodik në Ballkan”. Ai  solli në vëmendje pozitën e Vuçiqit, si Ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviçit dhe cilësimin prej tij të ish-Presidentit të Serbisë, në shtatorin e vitit të kaluar, si "një udhëheqës i madh, që kishte synime shumë të mira”.

Sipas Boiken Abazit “Vuçiq po përgatitet që me bashkëpunëtorë - politikanë shqiptarë të bëjë ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, gjë që ata e quajnë shkëmbim territoresh apo korrigjim kufijsh”, duke lënë të nënkuptohen deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Haradinaj për një të ashtuquajtur plan, komplot të kryeministrit Rama, Presidentit të Kosovës, Thaçi dhe Presidentit serb, Vuçiq”, për të ndarë territorin e Kosovës”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat