Shefqet Krasniqi: Nuk kam dashur të aplikoj për statusin e veteranit të UÇK-së, insistoi komandanti im - Bota Sot
Shefqet Krasniqi: Nuk kam dashur të aplikoj për statusin e veteranit të UÇK-së, insistoi komandanti im

Aktuale

Shefqet Krasniqi: Nuk kam dashur të aplikoj për statusin e veteranit të UÇK-së, insistoi komandanti im

Më: 9 maj 2019 Në ora: 22:04
Shefqet Krasniqi

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, në emisionin “Debat Plus”, ka folur për herë të parë për pjesëmarrjen e tij në luftën e Kosovës gjatë vitit 1998.

Krasniqi, ka thënë se ndjehet shumë i nderuar që Zoti i ka mundësuar të jetë krahë “burrave të mëdhenj” në luftën e Koshares me komandant Rrustem Berishën.

“Të them sinqerisht nijeti im, dhe interesimi im shumë i madh ka qenë të shkojë në zonën e Llapit te Komandant Remi [Rustem Mustafa]. E kam pasur shumë të vështirë të shkojë. Kam insistuar të shkojë në Drenicë te komandanti Ilaz Kodra, edhe aty ka qenë shumë e vështirë të depërtoj për shkak të gjendjes”, tha ai.

Hoxha thotë se mundësia që i kishte mbetur ishte aterimi në Shqipëri e më pas futja në Kosovë.

“Si shumica dërrmuese e luftëtarëve tonë që kanë hyrë në Kosovë nga Shqipëria, unë erdha nga Arabia Saudite. Isha studentë atëherë. Kisha tre fëmijë, por nuk mund të qëndroja në Medine sepse digjej vatani. Ndjenjat e brendshme, pastaj edhe feja më thoshte se mbrojtja e vatanit ishte pjesë e fesë”.

Krasniqi thotë se iu përgjigj thirrjes së liderëve të UÇK-së për bashkëngjitje në radhët e ushtrisë, dhe besoj se nuk kam vepruar keq.

“Nuk kam ndonjë fotografi nga lufta. Nuk kam dashur kurrë të flasë për luftë. Ia kam pasur borxh vatanit dhe e kam bërë për hatër të Zotit. Punët e mira nuk ka nevojë të përmenden. Po mos të ishte insistimi i disa kolegëve të mi dhe komandantit tim, unë kurrë në jetë nuk kisha bërë kërkesë të marr certifikatën e veteranit”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...