Haradinaj: Rama e Thaçi para Vuçiqit e Brnabiqit më thonin hiqe taksën

Aktuale

Haradinaj: Rama e Thaçi para Vuçiqit e Brnabiqit më thonin hiqe taksën

Më: 9 maj 2019 Në ora: 22:46
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, në intervistë deklaroi se sulmet e Edi Ramës ndaj tij nuk i bëjnë përshtypje, duke thënë se ai e ka detyrë që ta nxjerrë të vërtetën.

“Unë jam i detyruar ta them të vërtetën për shqiptarët në Kosovë e Shqipëri, e jo për shkakun tim ose të Ramës, por për shkak të vërtetës” tha Haradinaj.

Ai tha se, është i vërtetë fakti që kur Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Makron ia kërkonin atij heqjen e taksës, e kanë kërkuar edhe Rama e Thaçi.

“…secili duhet të përballet me qëndrimet e veta, është e vërtetë që kur Makron e Merkel më kanë kërkuar heqjen e taksës, e kanë kërkuar edhe këta dy (Rama e Thaçi)” tha ai.

Madje ai shtoi se i kishte penguar fakti, që Rama e Thaçi edhe para presidentit e kryeministres së Serbisë, ia kishin thënë këto fjalë.

“Më ka penguar fakti që Vuçiq e Brnabiq kanë qenë aty, ata duhej që para atyre të thonin se kryeministri (Haradinaj) ka të drejtë dhe dialogu duhet të vazhdojë pa kushte” tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat