Geci i godet ashpër Blendi Fevziun, Baton Stanishiçin dhe Hashim Thaçin, ja çka u kërkon atyre!

Aktuale

Geci i godet ashpër Blendi Fevziun, Baton Stanishiçin dhe Hashim Thaçin, ja çka u kërkon atyre!

Nga: N.Sh Më: 10 maj 2019 Në ora: 08:48
Hashim Thaçi, Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Njëri nga shtatë vëllezërit Geci nga Llausha, Halili ka reaguar ashpër ndaj Blendi Fevziut, Baton Haxhiut dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Thaçi, i cili ishte mysafir në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, nga ky i fundit u trajtua pak më ndryshe sesa mysafirët tjerë.

Kështu mendoj, Halil Geci, i cili thekson se, Blendi nuk ia hodhi fytyrës argumentet e shumta publike ashtu siç din ai të ua bëjë të tjerëve.

“Moderatori TV KLAN i Shqipërisë, Blendi Fevziu në Opinion kishte angazhuar gazetar servil në përballje me HASHIM THAQIN për t’ia mbuluar tradhtitë duke e kursyer haptazi me të pyetje boshe me servile nga gazetaret servil, ashtu çfarë ishte edhe vet Fevziu”, shkruan Geci, transmeton gazeta “Bota sot”.

Geci, tutje shprehet se e vërteta nuk vdes kurrë, ndërsa Blendi dhe Baton Haxhiu do të shkruhen në analet e historisë si përkrahës të ndarjes së Kosovës.

Lexojeni më poshtë shkrimin të Halil Gecit:

Blendi Fevziu argat i m....!??

Qeni kur pi rroke zori nga ujku po ju kthente ta hante të Zotin e shtëpisë...!!

E VERTETA KURRË NUK VDES

A do të munden ta mbulojnë të vërteten ata që tentuan ta ndajnë Kosovën

Moderatori TV KLAN i Shqipërisë, Blendi Fevziu në Opinion kishte angazhuar gazetar servil në përballje me HASHIM THAQIN për t’ia mbuluar tradhtitë duke e kursyer haptazi me të pyetje boshe me servile nga gazetaret servil, ashtu çfarë ishte edhe vet Fevziu.

Fatkeqësisht Blendi nuk ia hodhi fytyrës argumentet e shumta publike ashtu siç din ai tu bënë të tjerëve.

Blendi kishte materiale të bollshme të thëna pa ndërprerë nga goja e vet Thaçit për ndarje dhe korrigjim kufijsh për te cilat Thaçi i ka thënë publikisht!

Blendi i paguar i të njëjtit soji u bë nevrik për të gjithë ata që e përcillnin Opinionin në TV Klan...!

Ja bëjmë me dije Blendit dhe atyre që tentojnë te na hedhin hi syve se e VERTETA NUK VDES KURRË ...!

Dhe ti shoku Blendi do të shkruhesh në analet e historisë si përkrahës i ndarjes të Kosovës së bashku me Baton Stanishiçit e TV KLAN KOSOVËS.

Në TV opinionin KLAN tuajin toleruat gënjeshtrën e kulluar të Hashim Brojes që ndarja e Kosovës ka qenë ide e IBRAHIM RUGOVES .

P......e ftohta e të nxehta të polarit i pinë veq soi i Batonit dhe i Fevziut ....!

Ma gjeni veq një argument që Rugova e ka përmendur ndarjen ose korrigjimin e kufijve pastaj flasim.

Me kujtohet një thënje popullore:

Majmunin kur e rrok zori nga zjarri hypë mbi të birin!

Hashimin e ka rrokë zori nga tradhtia tash gjuan fajin te Rugova.

Nuk pinë uji kjo punë o Hashim...!

Nëse mundesh mi mbuluar Diellin me shoshë me siguri do ta mbulosh edhe tradhtinë e shkruar ne letër nga ti Hashim dhe klani ogurzi që të rrethon ty dhe Kristaqin e Shqipërisë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat