Thaçi për kufirin Kosovë-Shqipëri: Të hiqen sa më shpejtë këto gërmadha kufitare

Aktuale

Thaçi për kufirin Kosovë-Shqipëri: Të hiqen sa më shpejtë këto gërmadha kufitare

Nga: D.RR Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:15
Pika kufitare në Morinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se sapo ka kaluar pikën kufitare në Morinë, duke e quajtur atë pikë si e padrejtë që po i ndanë shqiptarët, transmeton “Bota sot”.

Ai thotë se këto “gërmadha kufitare, duhet të hiqen njëherë e përgjithmonë”, dhe kërkon që sa më shpejtë të merren vendimi nga dy qeveritë.

Postimi i plotë:

Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat