Inaugurohet laboratori për hulumtim dhe zhvillim në kuadër të projektit KosLift

Aktuale

Inaugurohet laboratori për hulumtim dhe zhvillim në kuadër të projektit KosLift

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:16
Pamje nga inagurimi

Të mërkurën u inaugurua laboratori i parë për Hulumtim dhe Zhvillim në RIT Kosovë (A.U.K) në Kampusin e Gërmisë, i pari laborator i këtij lloji në Kosovë.

Ky Laborator për Hulumtim dhe Zhvillim u mbështet nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, si pjesë e projektit KosLift, që synon të përkrahë studentët e RIT Kosovë (A.U.K.) dhe Universitetit të Prishtinës, profesorët, bizneset vendore si dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Ambasadori i Norvegjisë,  Sjaastad, si dhe përkrahësi i vazhdueshëm i projekteve të ngjashme që ndihmojnë drejt rritjes ekonomike të vendit, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin  Lluka, mbajtën fjalë rasti duke theksuar rëndësinë e sektorit të TIK-ut për zhvillim në Kosovë.

Laboratori ofron një hapësirë të mrekullueshme për studentë, e cila iu mundëson atyre të punojnë në prototipe dhe të eksperimentojnë në bazë të trajnimeve dhe mësimeve të marra gjatë trajnimeve. Laboratori ofron disa printerë 3D, verzionet e fundit të pajisjeve IOS dhe telefona e tabletë android, kompjuterë dhe IMac, kamera, drona, si dhe pajisje dhe koleksione te tjera, që do të ju mundësojnë studentëve të hulumtojnë dhe zhvillojnë idetë e tyre si asnjëherë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat