Në debatin për Loredanën përfshihet edhe këshilltari i Kadri Veselit

Aktuale

Në debatin për Loredanën përfshihet edhe këshilltari i Kadri Veselit

Nga: N.H Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:03
Blerim Latifi

Një mendim rreth skandalit të reperes Loredana, që dyshohet se mashtroi një çift zviceran dhe bashkë me vallain e saj i mori 900 mijë franga, e ka dhënë edhe këshilltar i kryeparlamentarit, Kadri Veseli, filozofi Blerim Latifi.

Latifi thotë se cështja individuale e ‘kësaj’ këngëtares Loredana nuk duhet të jetë bazë për gjykimin karakteri i nje populli.

Prandaj, ai thotë se nuk duhet as të lidhet mosliberalizimi i vizave me këtë cështje.

Postimi i Latifit në Facebook:

Po shoh në facebook shumë njerëz që hezitimin e BE-së për të na dhënë liberalizimin e vizave, e ndërlidhin edhe me sjelljet delikuente të shqiptarëve në Perëndim, sidomos me sjelljen e kësaj këngëtares Loredana.

Është logjikë raciste ta gjykosh karakterin e një populli a shoqërie, nisur nga sjellja e një individi ose grupi individësh. Dhe, më e rëndë është kur ata që janë subjekte të këtij gjykimi, e pranojnë atë si fakt evident.

Fatkeqësisht populizmi i djathtë, që po ngrihet gjithandej Evropës, ushqehet prej këtyre paragjykimeve raciste. Me gjasë fitoret e liberalizmit perëndimor me 1945 dhe 1989, nuk kanë qenë përfundimtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat