Haradinaj nga një ndejë: Orr do të mbetet njeriu ynë

Aktuale

Haradinaj nga një ndejë: Orr do të mbetet njeriu ynë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 21:13
Pamje nga takimi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka postuar një fotografi nga një ndejë ku është pritur Komandanti i Ajovës, Timothy Orr, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri shkruan se Orr do të jetë gjithmonë njeriu i Kosovës dhe është mik i dëshmuar i vendit.

“Mirënjohës përjetë për mbështetjen e jashtëzakonshme për vendin tonë dhe fuqizimin e miqësisë sonë të përhershme me ShBA-në. Miku i dëshmuar i Kosovës, Komandanti i Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Gjeneralmajor Timothy Orr, do të mbetet gjithmonë njeriu ynë!”, ka shkruar Haradinaj.

Kjo ndejë po mbahet në shtëpinë e Erolld Belegut, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ndërsa Komandanti Orr, që ka dalë pension, ka disa ditë që po qëndron në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat