Eskalon Blerand Stavilevci: Ngoni ju dështaka, unë kam lindur veç me fitu, e kam formulë të jetës me fitu

Aktuale

Eskalon Blerand Stavilevci: Ngoni ju dështaka, unë kam lindur veç me fitu, e kam formulë të jetës me fitu

Nga: D.RR Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:44
Blerand Stavilevci

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavilevci dhe njëherit kryetar i klubit të KB Prishtinës, nuk është përmbajtur në deklarata duke lëvduar veten, pas fitores së Prishtinës ndaj Rahovecit në basketboll.

Ai e përzien edhe politikën në këtë situatë, ku i përmend fitoret e tij me PDK-në, transmeton "Bota sot".

Postim i plotë:

E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t'kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka:
Pa modesti se boll ke ma!
Qiky djali n'foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n'ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t'kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t'jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t'osht jeta qishtu keni me pas.
Tash mbani pak edhe shënime:
N'politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n'sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s'keni nevojë me marrë shënime!
Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n'vdekje!
Edhe për fund:
Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s'e dini se metni kaps prej komplekseve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat