Parada ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën, ish-gjenerali e quan kërcënim

Aktuale

Parada ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën, ish-gjenerali e quan kërcënim

Nga: A.M. Më: 11 maj 2019 Në ora: 14:05
Ramadan Qehaja. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, gjenerali i karrierës, Ramadan Qehaja, pas paradës ushtarake-policore serbe të mbajtur në Nish nën mbikëqyrjen e presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo paradë është organizuar dhe udhëhequr nga gjenerali Llazareviq, i dënuar për krime lufte dhe se qëllimisht mbahet afër kufirit me Kosovën për të treguar epërsinë ushtarake serbe.

Po ashtu, ish gjenerali Qehaja, ka thënë se “ky kërcenim për ne në Kosovë duhet të shërbej si indikator se ndërmarrja e masave dhe veprimeve adekuate vetëmbrojtëse duhet të jenë prioriteti i ynë krahas aktiviteteve politike e diplomatike”.

Postimi i plotë:

KËRCËNIMI USHTARAK SERB NË NISH

-Siç u mor vesh, në qytetin e Nishit,në Serbinë Jugore për herë të parë mbahet një paradë ushtarake-policore e përmasave të mëdha dhe atë nën mbikqyrjen e presidetit serb Vuçiq.Në të perveç pjesëmarrjes së mijërave ushtarëve dhe xhandarmëve serb,përkatësisht të forcave tokësore,morën pjesë edhe njesitet e aviacionit luftarak dhe pajisjet tjera luftarake kryesisht të blera nga Rusia.

S’do mend se organizimi dhe udhëheqja e kesaj parade nga gjenerali Llazareviq i denuar për krime lufte në Kosovë, perkundër shpjegimit zyrtar serb se ajo i kushtohet pervjetorit të ngadhënjimit ndaj fashizmit, ajo qellimisht mbahet në fakt afer kufirit me Kosovën vetem e vetem për të krijuar një kërcënim ndaj saj si dhe për të treguar epërsinë ushtarake serbe jo vetëm ndaj Kosovës por edhe më gjerë.

Ky veprim njëkohësisht është edhe një presion para bisedimeve që do të pasojnë në mes Serbisë dhe Kosovës.

Me një fjalë,logjika dominuese ushtarake serbe pavarsisht tentatives së saj për antarsim në Bashkimin Evropian,edhe një kohë të gjatë do të percjellë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se këto veprime serbe bashkësia nderkombetare duhet fuqishem ti kundërshtojë.Kjo aq ma parë se kjo logjikë serbe nuk mund ti kontriboj stabilitetit të rajonit.

Ky kercenim per ne në Kosovë duhet të sherbej si indikator se ndermarrja e masave dhe veprimeve adekuate vetëmbrojtëse duhet të jenë prioriteti i ynë krahas aktiviteteve politike e diplomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat