Edhe një “goditje” ndaj Stavilecit: Nuk duhet me ta lënë as kuletën familjare

Aktuale

Edhe një “goditje” ndaj Stavilecit: Nuk duhet me ta lënë as kuletën familjare

Nga: A.ZH Më: 11 maj 2019 Në ora: 21:47
Blerand Stavilevci

Lëvdatat ndaj vetes të bëra nga zëdhënësi i PDK-së dhe njëherit kryetar i klubit të KB Prishtinës, Blerand Stavilevci, pas fitores së Prishtinës ndaj Rahovecit në basketboll, po vazhdojnë të kritikohen.

I fundit që ka bërë një gjë të tillë, është Petrit Zogaj nga shoqëria civile në Kosovë.

Zogaj në dy postime në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Stavilecit jo vetëm që nuk është dashur t’i besohej Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Bujqësisë, por as edhe “kuleta familjare”.

Sipas tij, Stavileci po i kushton rëndësi vetëm që të për përflitet nga mediat dhe rrjetet sociale.

Postimet e Zogajt:

Jam i bindur qe ose Blerandi ja thote vetes ose njerezit rreth tij qe ‘bravo te qofte, ja arrite me u ba lajmi i dites, krejt po merren me ty.’ Nuk ka pike lidhje se per cfare eshte bere lajm, per cfare budallakie apo skandali, me rendesi me qene aty verdalle portaleve e rrjeteve sociale.

Kur ta mendosh, ky njeri ka udheheq ministri te zhvillimit e ate te bujqesise, dmth ka marre vendime per politika shume te rendesishme te vendit, nderkohe qe, ketij nuk ish dashte me ja lane kuleten familjare me e menaxhu

***

A e kemi ndonje ide qysh mundem me i ndihmu Blerandi ‘si* me ja shu kete uri? Nuk duhet njeri me e lene kaq te uritur e ne kete gjendje. Duhet me qene te pergjegjshem ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat