Milaim Zeka tregon pasojat për Kosovën nëse vritet ariu në Prizren

Aktuale

Milaim Zeka tregon pasojat për Kosovën nëse vritet ariu në Prizren

Nga: D.RR Më: 12 maj 2019 Në ora: 08:27
Milaim Zeka

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka reaguar pas vendimit të ministrisë për vrasjen e ariut të Prizrenit.

Zeka paralajmëron se nëse vritet ky ari, pasojat do të jenë të rënda, si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit tonë.

Postimi i plotë:

Ariu i Prizrenit dhe marreja e Republikes te Burdushit

Ai Ariu per te cilin po flasim qe disa jave, eshte pasuri kombetare. Qenka qu nje balosh ne Drejtorine e Pylltarise, edhe paska marre vendim me vra. E çfare vlere ka per te nje njeri, se le ma nje ari.

E lus Kryeministrin Haradinaj te nderhyje kunder nje vendimi te tilla absurd. Nese vritet ky ari, pasojat do te jene te renda, si brenda, ashtu edhe jasht shtetit tone!

Marre bre me vra nje ari i cili eshte pasuri e vendit tone. Po keta nuk e njohin marren!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat