Lajmërohet Dick Marty: Nuk dihet e vërteta e plotë për krimet në Kosovë

Aktuale

Lajmërohet Dick Marty: Nuk dihet e vërteta e plotë për krimet në Kosovë

Nga: F.B Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:22
Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty

Ish - raportuesi i KE për Kosovën Dik Marti, në prag të botimit e librit në të cilën vazhdon të merret me ngjarjet në Kosovë, në të cilën thuhet se vetëm e vërteta rreth konfliktit të Kosovës mund të sjell pajtimin. “unë e kam zbuluar pak, por ka edhe shumë të bëhet, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Libri i Martit do të ketë titullin “Disa shfaqje për drejtësinë” do të botohet edhe në gjuhën serbe, Marti njihet si raportuesi që ka bërë hetime për tregtinë me organe në luftën në Kosovë.

“Jetojmë në botën jo të përsosur, ku ka shumë dhunë dhe padrejtësi. Ka shumë që nuk janë përgjigjur për atë që kanë bërë. Libri im flet për këtë. Nuk dua të them asgjë të re, nëse them se kjo botë ëstë thellë e padrejtë”, ka thënë Marti.

Libri në Zvicër ka dal në fund të vitit që shkoi, ndërsa në janar në gjuhën frenge, libër ky që ka ngjallur një vëmendje të madhe në opinion.

Dikur prokurori shtetëror në kantonin zviceran Tiçino, hulumtuesi, profesori dhe kryetar i organizatës botërore për luftë kundër torturës ka shkruar libër për përvojat e tij nga funksionet e mëhershme. Libri ka elemente që zbulon hulumtimet e tij, ku shumë krime edhe kriminel nuk janë dënuar, si është rasti me liderët shqiptarë në Kosovës, shkruan “Novosti”.

Marti thekson se është humbur shumë kohë në krijimin e gjykatës për krime në Kosovë dhe edhe më tutje nuk ka rezultate dhe gjendja është pasigurt. Raporti i Martit për tregti me organe në Kosovë pat shkaktuar bum media në opinion, pas të cilës është formuar gjykata që të dënohen krimet, po ende nuk ka lëvizje.

Marti thotë se padrejtësi, për fat të keq ka edhe në vendet tjera.

“Në konfliktin sirian për gjithçka tentohet të fajësohet pushteti, gjërat nuk janë aq të thjeshta. Në prag të konfliktit isha kryetar i Komisionit për politikë të jashtme në senatin zviceran dhe takova Asadin. Kam pasur kontakt me “Skype” me një të kristian në Alep, që shprehet se perëndimorët nuk kanë ide çka po ndodh atje.

Libri i Martit është krijuar në rrethana të jashtëzakonshme.

“Gjatë vitit 2017 kam pasur problem shëndetësore, mendova se erdhi fundi, andaj nisa të shkruaj pa plan, prej nga doli libri, tash është në rregull”, tha ai.

Librit merret me tema hulumtuese të Marti që nga konfiskimi I heroinës në Zvocër, burgjeve të fshehta të CIA-së, tregtisë me organe në Kosovë dhe “shtëpinë e verdhë”, drejtat e njeriut në Çeçeni etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat