Latifi: Ariu dhe analfabetët e shtetit

Aktuale

Latifi: Ariu dhe analfabetët e shtetit

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar lidhur me vendimin për vrasjen e ariut Prizren, duke thënë se në këtë vendim i ka rënë në sy një "margaritar", nga ata që vetëm analfabetët dinë të na japin.

“Aty thuhet se "ariu është një individ i rrezikshëm...". Paramendo, ariu individ, dmth një qenie e vetëdijshme, e pajisur me liri të vullnetit dhe rrjedhimisht e përgjegjshme për veprimet e veta! Termi "individ", në botën normale, përdoret për këto qenie, pra për njerëzit, e jo për kafshë e gjësende. A me qeshë, a me qajtë? Të dyja bashkë, sepse kemi të bëjmë me një rast dhe situatë tragjikomike. Të gjitha institucionet e shtetit janë të mbushur me analfabetë të tillë, që përditë nxjerrin ligje dhe marrin vendime për këtë shoqëri. Ndërkaq, politikanët vazhdojnë me atë që dinë të bëjnë më se miri: të flasin për të ardhmen e ndritur të kombit”, ka shkruar ai në Facebook.

Përndryshe, Inspektorati i Agjencionit të Pyejeve, ka dhënë autorizim për vrasjen e këtij ariu, dhe një gjë e tillë pritet të bëhet brenda 15 ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat