Pajaziti: Këshilli i Evropës do të duhej të ishte mundësi e mirë për vendin, që t’i prezantojmë vlerat

Aktuale

Pajaziti: Këshilli i Evropës do të duhej të ishte mundësi e mirë për vendin, që t’i prezantojmë vlerat

Nga: Z.B Më: 12 maj 2019 Në ora: 15:33
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe anëtar i Komisionit per Integrime, Zenun Pajaziti, në një prononcim për “Bota sot”, tha se sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sipas Pajazitit, i gjithë procesi integrues i vendit tonë dhe i anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare është duke u përcjellë me vështirësi të mëdha.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk do të duhej të ishte pengesë nga vendet që na kanë njohur dhe do të duhej të punohet më shumë nga ana jonë edhe nga institucionet dhe të ketë një konsenzus politik pozitë-opozitë, në takimet e rregullta në Bruksel dhe Strasburg, në mënyrë që anëtarësimi jonë të jetë sa më i shpejtë”, tha tutje Pajaziti.

Po ashtu, sa i përket agjendës së anëtarësimit të Kosovës, ai tha se është një detyrë e Qeverisë dhe se, ai shpreson të mos ketë pengesa si për liberalizimin e vizave, sepse padrejtësisht Kosovës i janë vendosur kritere shtesë edhe politike në vend të atyre teknike.

“Këshilli i Evropës do të duhej të ishte mundësi e mirë për vendin tonë që t’i prezantojmë atje vlerat tona, dhe se procesi para anëtarësimit tonë në BE duket se është ende larg, dhe ky këshill të jetë njëfarë mënyre një derë të na inkurajojë dhe për të përshpejtuar proceset integruese atje”, përfundoi deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat