Parku s’ka vend për ariun, padi për ata që deshën ta vrasin

Aktuale

Parku s’ka vend për ariun, padi për ata që deshën ta vrasin

Më: 12 maj 2019 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Vendimi për vrasjen e ariut mund të hidhet poshtë të enjten në mbledhjen e institucioneve të ndryshme shtetërore ku do të marrë pjesë Slaven Reljiq, profesori kroat i cili ka përvojë në planifikimin e turizmit.  Zyrtarë nga Pylli i Arinjve thanë se kafshën nuk mund ta marrin pasi s’kanë kushte. Ndërkohë prokuroria është gati që t’i nisë hetimet për vendimin e Inspektoratit të Pyjeve. E Ministria e Mjedisit po paralajmëron padi ndaj Agjencisë së Pyjeve.

Institucionet kosovare nuk po mund të bien dakord rreth asaj se a duhet vrarë apo jo ariu i murrmë i cili tash e disa kohë po shfaqet rrugëve e maleve të Prizrenit.

Mbrëmë Inspektorati i Agjencisë së Pyjeve publikoi vendimin ku u tha se ariu shpallet “kafshë përkohësisht dëmtuese duke u lejuar vrasja e saj/tij.

Por, kundër këtij vendimi kanë dalë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Nga kjo ministri po deklarojnë se Inspektorati i Pyjeve nuk ka bazë ligjore për vendimin e marrë për vrasjen, ndërkohë janë duke i shqyrtuar mundësit që të paraqesin padi ndaj zyrtarëve të Agjencisë së Pyjeve.

Kështu ka deklaruar sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

“Ne jemi kundër vendimit të Inspektorati të Agjencisë së Pyjeve për vrasjen e ariut të murrmë. Ne bëjmë me dije se do të ushtrojmë padi mbi cilindo person që tenton ta bëjë një akt të tillë. Jemi duke menduar rreth proceduarve për padi. Nuk e di nëse vendimi i Inspektorati është legjitim. Ata duhet ta kuptojnë se brenda Parkut Nacional menaxhon Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit”, tha ministri i mjedisit.

Prokuroria paralajmëron hetime

Hetime rreth kësaj çështjeje po paralajmëron edhe Prokuroria e Prizrenit. Kryeprokurori në atë rajon, Admir Shala, në një shpjegim ka potencuar se do ta shikojnë vendimin e Inspektoratit të Agjencisë së Pyjeve dhe do të shikohet për hapat e mëtejmë.

“Ne do të kyçemi kurdoherë që ka shkelje ligjore. Do ta vlerësojmë vendimin. Nëse ka bazë  ligjore do ta fillojmë hetimin”, ka deklaruar kryeprokurori i Prizrenit.

Pylli i Arinjve: Ne nuk mund ta mbajmë kafshën, por kemi ofruar zgjidhje

E ndërkohë nëse ariu i murrmë përfundon në duart e zyrtarëve të FSK’së të cilët tash e javë muaj po e kërkojnë atë, atëherë vështirë se do t’i mund ti gjendet strehim.

Zyrtarë nga Strehimorja “Pylli i Arinjve”, aty ku strehohen të gjithë arinjtë të cilët kanë qenë të shpërndarë në të gjithë Kosovën, po deklarojnë se nuk kanë vend në strehimoren e tyre që ta mbajnë ariun e Prizrenit.

Menaxheri i këtij pylli, Agrim Mahmuti deklaroi të dielën se e kanë njoftuar Ministrinë e Mjedisit se nuk kanë mundësi e as hapësira që ta mbajnë ariun e murrmë në strehimoren e tyre.

“Ne para një muaji me shkresë zyrtare e kemi njoftuar Ministrinë se nuk kemi vend e as kushte për ta mbajtur ariun e murrmë brenda hapësirave tona”, ka thënë Mahmuti.

Profesori kroat pritet të gjejë zgjidhje për ariun e murrmë

Por,  zyrtar nga Pylli i Arinjve tashmë i kanë ofruar zgjidhje shtetit rreth kësaj situate. Ata të enjten do ta sjellin në Kosovë një profesor nga Universiteti i Zagrebit të Kroacisë. Fjala e tij  pritet të jetë vendimtare sa i përket polemikave rreth çështjes se a duhet vrarë apo jo ariu i murrmë.

Takimi do të mbahet të enjten si dhe në të do të marrin pjesë zyrtarë të Inspektoratit të Agjencisë së Pyjeve, zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, të Parkut Nacional, të parkut të arinjve  si dhe qytetarë nga malet e Sharrit.

“Ne jemi kundër vrasjes së këtij ariu. I kemi ofrua zgjidhe ministrisë së Mjedisit dhe ne të enjten do ta sjellim në Kosovë nga profesor nga Universiteti i Zagrebit dhe së bashku me institucionet e tjera dhe me të, do të mundohemi në të gjejmë zgjidhje se si të veprohet në rastin e ariut të murrmë”, ka deklaruar mënxheri i Pyllit të Arinjve, Afrim Mahmuti.

Ai thotë se të gjitha shpenzimet për ardhjen e profesorit kroat, Slaven Reljiq, do t’i mbulojë strehimorja që ai menaxhon.

E në Pyllin e Arinjve  strehohen vetëm arinj që deri më tani kanë qenë të shpërndarë në gjithë Kosovën e që janë mbajtur në kafaze të vogla e jo arinj të fushës.

Por në vitin 2014, ky pyll kishte bërë përjashtim dhe kishte strehuar tre këlysh që ishin gjetur në fusha.

E ariu problematik i Prizrenit ‘debutimin’ e tij të parë e kishte bërë në muajin prill të këtij viti. Raportohet se ariu i murrmë kisht eshkakuar një incident në fshatin Pouskë të Prizrenit, ku një kishte mbytur 28 dele të një fermeri, e që atij kjo i kushtoi dëm material prej 3000 eurove. Lajmi u bë kryetemë e ditës, për shkak se një ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur ndonjë herë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat