Kraja pozicionohet kundër korrigjimit te kufijve: Ja çka thotë për Rexhep Qosjan dhe Dacin

Aktuale

Kraja pozicionohet kundër korrigjimit te kufijve: Ja çka thotë për Rexhep Qosjan dhe Dacin

Më: 12 maj 2019 Në ora: 21:06
Qosja, Daci, Kraja

Akademiku i njohur Mehmet Kraja, ka shfaqur pozicionimin e tij në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, ai ka dalë kundër korrigjimit të kufijve.

Kraja përmes një kolumne ka treguar se është kundër korrigjimit të kufijve, madje këtë e ka quajtur si një ‘ide të errët për ndarjen e Kosovës’.

Po ashtu tutje ai ka fajësuar për këtë dy persona të tjerë, akademikun Rexhep Qosja dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.

Ai thotë se Qosja dhe Daci kanë dalë pro kësaj ideje për ndarjen e Kosovës, madje ai i ka quajtur ata si ‘atdhetarë të gabuar’.

“Një akademik ca më i vjetër (R.Qosja) dhe një tjetër cazë më i ri, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (N. Daci), që në krye të herës dolën në mbështetje të kësaj ideje, duke u bërë objekt manipulimi i politikës dhe eksponentëve të saj. Për të dy këta burra, ndonëse as vetë nuk e di aq mirë pse, ndoshta për shkak të “etikës historike”, dua të kem pak mirëkuptim dhe t’i quaj “atdhetarë të gabuar”, ngase më thotë mendja se idealizmi ndonjëherë çon edhe në gjykime politike ose mendimore krejtësisht të pamundura, që nuk i kap as mrekullibërja makiaveliste (bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën dhe bashkimi kombëtar shqiptar me ndihmën e Serbisë!)”, ka shkruar Kraja.

Kraja ka thënë se që 1 vit Kosova po sillet në një rreth të mbyllur dhe nuk di ta përcaktojë askush së çfarë është gjendja në të vërtetë.

“Që afro një vit Kosova ka mbetur dhe sillet në një rreth të mbyllur, që nuk di ta përcaktojë askush se çfarë është në të vërtetë, një si gjendje nokdauni, një Kosovë me mendje të turbullt, që nuk prodhon asnjë mendim të qashtër për veten e saj, që nuk gjen askund qetësi dhe prehje, që nuk ka shpjegim për asgjë, që nuk di as si të shpëtojë nga hija e errët ku është strukur”, ka shkruar Kraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat