Rugova porosi qeverisë: Keq ka me ju ardhë fundi Bajloza!

Aktuale

Rugova porosi qeverisë: Keq ka me ju ardhë fundi Bajloza!

Më: 12 maj 2019 Në ora: 23:57
Naser Rugova

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka shfrytëzuar vendimin e pushtetit për vrasjen e Ariut në Prizren për ta shprehur ‘mllefin’ ndaj Qeverisë Haradinaj e cila thotë ai kanë logjikë qeverisëse kriminale,derisa vendosin edhe kafshët ti vrasin.

Për më tepër ai shkruan se ky pushtet ka degjeneruarskajshëm, derisa zhvatin pasurinë publike, harxhojnë rezervat shtetërore, ju japin rroga 40 mijë ‘veteranëve’ parazit, rrënojnë imazhin e shtetit, largojnë miqët strategjik.

Rugova në një statusi në facebook, shkruan se kësaj qeverisje keq ka me ju ardhe fundi.

Postimi i plotë i Rugovës:

Kur degjeneron pushteti skajshëm!

Kidnapojnë dhe deportojnë mësuesit e fëmijëve të tyre!

Zhvatin paranë dhe pasurinë publike!

Harxhojnë rezervat shtetërore!

Ju japin rroga mujore 40 mijë “veteranëve” parazit!

Rrënojnë imazhin e shtetit dhe i largojnë miqët strategjik të shtetit tonë!

Logjikë qeverisëse kriminale, madje vendosin edhe kafshët ti vrasin!

Keq ka me ju ardhë fundi bajloza!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat