Vitin që vjen rritet buxheti i UNMIK-ut

Aktuale

Vitin që vjen rritet buxheti i UNMIK-ut

Më: 13 maj 2019 Në ora: 06:06
Ilustrim

Vendimi për rritjen e buxhetit të misionit të OKB-së në Kosovë është arsyetuar me rritjen e pagave për stafin lokal që është u angazhuar në këtë mision, ka njoftuar RTS transmeton “Bota Sot”.

Misioni I Kombeve të Bashkuara në Kosovë mund të llogaris në më shumë mjete në vitin që vjen se në këtë vit, pasi mësohet se organizata botërore ka propozuar që për financimin e UNMIK-ut të ndaj 28.222.900 dollarë ose 0,7 për qind më shumë se sivjet.

OKB ka kumtuar se dallimi prej 203.100 dollarë ka ndodhur me rritjen e pagave për stafin lokal, por edhe pasi misioni paqeruajtës ka kursyer rreth 430.000 dollarë me zvogëlimin e të punësuarve në UNMIK.

Organizata botërore ka theksuar se numri i të punësuarve në misionin e OKB në Kosovë edhe në vitin që vjen nuk do ndryshon, përkatësisht se UNMIK do të numëroj 255 zyrtar përfshirë 24 vullnetar.

Rritja e shumës së financimit të UNMIK-ut me vite është lëndë diskutimi ndërmjet shteteve të perëndimit nga njëra anë dhe Rusisë e Kinës nga ana tjetër, sepse Uashingtoni dhe Londra kërkojnë mënyrë që shkallë - shkallë të largohet misioni, që në Kosovë është që nga viti 1999 në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat