Thaçi: Nebih e Tahir Meha ranë heroikisht në mbrojtje të nderit dhe familjes

Aktuale

Thaçi: Nebih e Tahir Meha ranë heroikisht në mbrojtje të nderit dhe familjes

Më: 13 maj 2019 Në ora: 09:39
Tahir dhe Nebih Meha

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka kujtuar 38-vjetorin e rënies së Nebih e Tahir Mehës në Prekaz, pas demonstratave të vitit 1981.

Thaçi thotë se Nebih e Tahir Meha ranë heroikisht në mbrojtje të nderit të familjes.

“Pas demonstratave të fuqishme të vitit 1981, me kërkesën për Republikën e Kosovës, një ngjarje tjetër heroike ndodhi më 13 maj 1981, qëndresa e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz. Ata ranë heroikisht në mbrojtje të nderit të familjes”, ka shkruar presidenti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat