Lirohet Dardan Molliqaj

Aktuale

Lirohet Dardan Molliqaj

Më: 13 maj 2019 Në ora: 11:21
Dardan Molliqaj

(E plotësuar) - Dardan Molliqaj është liruar. Deputeti i PSD-së ishte arrestuar sot herët në mëngjes me një urdhër arrest lëshuar nga Gjykata.

Lajmin për lirimin e Molliqajt e konfirmoi zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate Natyra Kuçi.

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, tha zëdhënësja e PSD-së.

Sipas Policisë gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër arrest për Dardan Molliqajn.

Ai është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015.

Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kyq në VV.

***

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka realizuar një urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, respektivisht departamenti i Përgjithshëm i kësaj gjykate ka arrstuar deputetin e PSD-së, Dardan Molliqajn.

Sipas policisë urdhër arresti për Molliqajn është nxjerrë më 12 maj të këtij viti, do të thotë të dielën.

“Sot, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm. Urdhër – arresti është e nxjerrë me datën 12.05.2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet, për policinë, që i pandehuri D.M, të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës.

Ndërkohë sipas PSD-së arrestimi i Molliqajt nga ana e policisë nuk ka qenë i paralajmëruar e ai as nuk ka pasur më herët ndonjë ftesë për seancë apo paraqitje në gjykatë.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

***

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm.

Urdhër-arresti  është  e nxjerrë me datën 12 maj  dhe në të janë specifikuar detyrimet, për policinë, që i pandehuri D.M, të dërgohet në objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë themelore.

“Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe sot PSD ka njoftuar se është arrestuar deputeti Dardan Molliqaj.

Prokuroria jep detajet për arrestimin e Dardan Molliqajt

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për arrestimin e deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Kryeprokurori i Themelores, Imer Beka ka thënë Blic se Molliqaj kishte urdhër arrest.

“Ai nuk ka respektuar urdhër arrestin e gjykatës për këtë rast. Sot Prokuroria bashkë me policisë ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës”.

I pyetur se ku gjendet për momentin Miolliqaj, ai ka thënë se deputeti në fjalë është duke dhënë deklaratë në Prokurori.

Ndryshe, PSD gjatë ditës ka thënë se arrestimi i Molliqajt është bërë pa paralajmërim të më hershëm për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

***

Partia Socialdemokrate e Kosovës njofton se Policia ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj.

Ai është arrestuar në banesën e tij dhe sipas PSD-së nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj.

“PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, thuhet në reagimin e PSD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat