Policia: Për Molliqajn dje u lëshua urdhërarrest nga Gjykata

Aktuale

Policia: Për Molliqajn dje u lëshua urdhërarrest nga Gjykata

Më: 13 maj 2019 Në ora: 11:49
Dardan Molliqaj

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm.

Urdhër-arresti  është  e nxjerrë me datën 12 maj  dhe në të janë specifikuar detyrimet, për policinë, që i pandehuri D.M, të dërgohet në objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë themelore.

“ Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe sot PSD ka njoftuar se është arrestuar deputeti Dardan Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat