Krasniqi: Pse e arestuan bash dhe vetëm Dardan Molliqaj?

Aktuale

Krasniqi: Pse e arestuan bash dhe vetëm Dardan Molliqaj?

Nga: A.SH Më: 13 maj 2019 Në ora: 11:58
Frashër Krasniqi

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar përmes një postimi në facebook ndaj arrestimit të deputeti Dardan Molliqajt duke thënë se, derisa na thanë se jemi me pushtetin, sot kur pushteti po i arreston vetëm anëtarët e PSD-së për protestat që i kishim bërë bashkë në VV, çka me ju thënë atyre?

Postimi i plotë:

Na thanë që ju PSD jeni me pushtetin. Sot kur pushteti po i arreston vetëm anëtarët e PSD-së për protestat që i kishim bërë bashkë në VV, çka me ju thënë atyre? Pse e arestuan bash dhe vetem Dardan Molliqajn?

Edhe pushteti, edhe subjektet e tjera, po shihet që problemin më të madh e kanë me PSD-në. Sepse është subjekti i vetëm që me politika alternative e sfidon pushtetin, kurse me qasje progresive i vë në pah mangësitë e opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat