Përkujtohen Tahir e Nebih Meha dhe 32 dëshmorët e Skenderajt

Aktuale

Përkujtohen Tahir e Nebih Meha dhe 32 dëshmorët e Skenderajt

Më: 13 maj 2019 Në ora: 12:13

(E plotësuar) - Në 38 vjetorin e rënies sot janë përkujtuar Tahir e Nebih Meha, si dhe në 20 vjetorin e rënies është përkujtuar Malush Ahmeti dhe 31 dëshmorët e Komunës së Skenderajt.

Me këtë rast është thënë se gjaku i dëshmorëve u bë themel i shtetit të Kosovës, ndërsa duhet ndjekur rruga e tyre për ta forcuar atdheun.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se po përkujtohen dëshmorët, luftëtarët e etapave të ndryshme të historisë shqiptare, që luftuan me çfarëdo që kishin kundrejt një force shkatërrimtare, siç ishte armiku ynë i përbetuar.

Jashari deklaroi se populli shqiptar i Kosovës i kishte rezistuar për vite më radhë shtypjes së egër nga pushtuesi serb, por qëndresa heroike e Tahir dhe Nebih Mehës, do të shënonte rezistencën aktive me armë në duar kundër pushtuesit jugosllav të trojeve tona.

Në një ditë si kjo, 38 vite më parë, Jashari tha se Kulla e Nebih Mehës ishte gjendur e rrethuar nga milicia serbe, që për detyrë kishin arrestimin e të pabindurit Tahir Meha.

Jashari: Shaban Jashari dhe dy djemtë e tij u betuan para varrit të Nebih e Tahir Mehës

Image

"Ajo që njihej në atë kohë si “Dita e Milicisë”, vërtetë doli të jetë e tillë, madje u doli për hundësh aksioni i arrestimit, pasi përreth kullës së rezistencës kishin mbetur të vdekur disa milicë serb. Në përpjekje për ta çarë rrethimin, meqë po iu mbaronte municioni, kishin rënë në altarin e lirisë, babë e djalë, Nebih e Tahir Meha, duke shkruar kështu një faqe të veçantë të heroizmit dhe sakrificës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi nga okupatori jugosllav. Ata ranë në fushën e nderit, dhe askush nga bashkëfshatarët e tyre, madje as burrat e familjes Jashari, nuk arritën t’u dalin në ndihmë, nga rrethimi i çeliktë me tanke dhe autoblinda të shumta. Por në ditën e varrimit të Nebih e Tahir Mehës u bë një betim. Shaban Jashari me dy djemtë e tij, Ademi e Hamza, tashmë ishin zotuar se krismat e pushkës nuk do të ndalen deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës, nga okupatori serb dhe unë si njà « 6 vjeçar aso kohe, e kam të freskët në mendje tërë ngjarjen e 13 majit të vitit 1981", tha ai.

I pari i Skenderajt ka përkujtuar edhe dëshmorët tjerë të UÇK-së, Malush Ahmetin dhe 31 heronj të tjerë të kombit.

Jashari: Emrat e dëshmorëve i kemi të shkruar në zemrat dhe mendjet tona

"Sot përkujtojmë gjithashtu edhe dëshmorët tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë heroizmin e Malush Ahmetit, kujtojmë dhe 31 heronj të tjerë të kombit, emrat e të cilëve janë të shkruara në panon prapa meje. Emrat e tyre dhe të gjithë dëshmorëve tjerë i kemi të shkruar në zemrat dhe mendjet tona, të cilët do t’i kujtojmë përgjithmonë, për flijimin e tyre në emër të lirisë së Kosovës. Ata kishin guximin mbi të gjitha gjerat tjera të personalitetit të njeriut. Ne që vazhdojmë jetën në saje të sakrificës së dëshmorëve, duhet ta kthejmë kokën prapa për të parë se nga kemi ardhur", tha Jashari.

Kreu i Skenderajt u shpreh se populli i Kosovës është me fat që ka jetuar në epokën e UÇK-së dhe që ka jetuar me Adem Jasharin.

Ai tha se duke mos e harruar trishtimin e përjetuar duhet të ecin përpara me synimin e vetëm, zhvillimin e Kosovës dhe për të mirën e saj. Sipas tij, ky është amaneti i dëshmorëve dhe është detyrë e tyre për fëmijët e vendit.

Nga shoqatat e dala nga lufta ka folur Hysni Gucati, i cili tha se gjaku i gjithë dëshmorëve të kombit dhe lufta e drejtë e UÇK-së për lirinë e vendit duhet të shërbejnë si udhërrëfyes në rrugën për ndërtimin e shtetit.

Gucati: Lufta për liri të shërbej si udhërrëfyes në ndërtimin e shtetit

"Këtu e 20 vjet më parë në Drenicë e gjithandej Kosovës bëhej luftës çlirimtare, luftë e drejtë e bijve dhe bijave më të guximshëm të kombit të cilët pa hezitim dolën në përballje me një makineri ushtarake policore serbe, me të vetmin qëllim për lirinë e popullit. Sot jemi tubuar këtu që t'i përkujtojmë heronj e Kosovës, Tahir dhe Nebih Meha, Malush Ahmeti dhe 31 dëshmorët e kombit...të cilët luftuan deri në rënien e tyre që sot populli ta gëzojë lirinë, të jetojë pa frikë, fëmijët të lindin, të rriten, të shkollohen të lirë. Sakrifica e tyre, rruga e lirisë e nisur nga Tahir e Nebih Meha, gjaku i gjithë dëshmorëve të kombit dhe lufta e drejtë e UÇK-së për lirinë e vendit duhet të na shërbejnë si udhërrëfyes në rrugën tonë për ndërtimin e shtetit", tha ai.

Gucati deklaroi se heroizmi i gjithë dëshmorëve është shembulli më i mirë se si duhet dashur atdheu.

Ndërsa, në emër të familjarëve ka folur mbesa e Tahir Mehës, Ajete Mala, e cila tha se ndjehet krenare për veprat e dëshmorëve që nuk kursyen asgjë për ta realizuar ëndrrën shekullore për Kosovën shtet të pavarur.

Mala: Ndjehemi krenarë për veprat që lanë pas dëshmorët tanë

"Në çdo përvjetor përkundër dhimbjes dhe pikëllimit, ndjehemi krenarë për veprat dhe gjurmët që lanë pas dëshmorët tanë. Ndjehemi krenarë për të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për të realizuar ëndrrën shekullore për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Duke u përulur me pietet para jetës dhe veprës së heronjve tanë ne brezi i të rinjve mbi supet tona mbajmë përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme ndaj forcimit të atdheut", tha ajo.

Kryetari i Komunës së Skenderajt së bashku edhe me familjarë gjatë ditës ka bërë homazhe tek varrezat e Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz.

***

Është mbajtur akademi përkujtimore për Tahir e Nebih Meha dhe 20-vjetorin e rënies së Malush Ahmetit dhe 31 dëshmorëve, të komunës së Skënderajt.

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, tha se po përkujtohen dëshmorët, luftëtarët e etapave të ndryshme të historisë shqiptare, që luftuan me çfarëdo që kishin kundrejt një force shkatërrimtare, sic ishte armiku ynë i përbetuar.

"Në një ditë si kjo, 38 vite më parë, Kulla e Nebih Mehës ishte gjendur e rrethuar nga milicia serbe, që për detyrë kishin arrestimin e të pabindurit Tahir Meha. Ajo që njihej në atë kohë si ‘Dita e Milicisë’, vërtetë doli të jetë e tillë, madje u doli për hundësh aksioni i arrestimit, pasi përreth kullës së rezistencës kishin mbetur të vdekur disa milicë serb. Në përpjekje për ta çarë rrethimin, meqë po iu mbaronte municioni, kishin rënë në altarin e lirisë, babë e djalë, Nebih e Tahir Meha, duke shkruar kështu një faqe të veçantë të heroizmit dhe sakrificës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi nga okupatori jugosllav. Ata ranë në fushën e nderit, dhe askush nga bashkëfshatarët e tyre, madje as burrat e Familjes Jashari, nuk arritën t’u dalin në ndihmë, nga rrethimi i çeliktë me tanke dhe autoblinda të shumta. Por, në ditën e varrimit të Nebih e Tahir Mehës u bë një betim. Shaban Jashari me dy djemtë e tij, Ademi e Hamza, tashmë ishin zotuar se krismat e pushkës nuk do të ndalen deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës, nga okupatori serb. Dhe unë si një 6 vjeçar asokohe, e kam të freskët në mendje tërë ngjarjen e 13 majit të vitit 1981", tha ai.

Jashari ka përkujtuar edhe dëshmorët tjerë të UÇK-së, Malush Ahmetin dhe 31 heronj të tjerë të kombit në 20 vjetorin e rënies.

Nga shoqatat e dala nga lufta ka folur Hysni Gucati, i cili tha se gjaku i dëshmorëve është themeli i Kosovës.

"Këtu e 20 vjet më parë bëhej luftë çlirimtare, luftë e drejtë me të vetmin qëllim për lirinë e kombit. Sakrifica e tyre e nisur nga  Nebih e Tahir Meha duhet të na shërbejë si udhërrëfim, gjaku i dëshmorëve të rënë është themeli i Kosovës. Lavdia le të jetë e tyre, kurse puna na mbetet neve", tha ai.

Në emër të familjarëve ka folur mbesa e Tahir Mehës, Ajete Mala, e cila tha se ndjehet krenare për veprat e dëshmorëve.

 "Në çdo përvjetor ndjehemi krenar për veprat që dëshmorët tanë lanë pas, ndjehemi krenar. Duke u përkulur me pietet ndaj veprës së dëshmorëve tanë, neve të rinjve na mbetet të punojmë më shumë për vendin tonë", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat