Haradinaj: Kam arrit ta orientoj dialogun në rrugën e duhur

Aktuale

Haradinaj: Kam arrit ta orientoj dialogun në rrugën e duhur

Më: 13 maj 2019 Në ora: 18:04
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj sot pasdite është takuar me strukturat e AAK-së në Viti. Në këtë takim, 200 anëtarë të rinj kanë aderuar në këtë parti.

Kryetari i AAK Haradinaj ka folur edhe  për proceset politike nacionale, i cili tha se si kryeministër ka arrit që ta orientoj procesin e dialogut me Serbinë në rrugë të duhur.

 Haradinaj: I kemi hequr vendimet nga tavolina e Mogherinit

“Kur e kam marr detyrën Kosova e kishte dorëzuar vendimmarrjen e vet tek të huajt, krejt temat kryesore tonat të këtij vendi për me vendos, por ishin parapa që me u vendos në tavolinë, dialog. Ne si shtet sovran i kishim çuar këto vendime në tavolinë te Mogherini, Vuqiqi, në këtë rast edhe presidenti ynë. Pra Qeveria ka hequr vendimet prej asaj tavoline dhe ka sjellë në Prishtinë për t’i marr Qeveria. Kjo ka qenë pak e vështirë me i ndërru do rene, mos me thënë me i idhnu dikon, por fatmirësisht e kemi bërë pa dëme të mëdha, siç thotë populli pa therrë në këmbë”, tha Haradinaj.

Po ashtu ai tha se në mandatin e tij si kryeministër është arritur të bëhet Ushtria e Kosovës.

Haradinaj ndër të tjera përmendi edhe idenë e korrigjimit të kufijve, që sipas tij, kjo është në dëm të Kosovës.

Haradinaj: Sa herë janë luajt mexhat ka ndodhi dëmi për ne

“U folke shumë mundësia me luajt me megja  e me territore, por ju e dini gjatë historisë, se sa herë është luajt me megja  në dëm tonin ka ndodhë. Pra, ishte me rëndësi vendimin e parë me marrë, e ai ishte ushtria. Kur e themeluam ushtrinë, e kemi hartën e Kosovës dhe jemi shtet me këtë hartë”, tha ai.

 Ndërsa, për liberalizimin e vizave, kryeministri pret që kjo të ndodhë brenda këtij viti, edhe pse ngriti si shqetësim largimin e të rinjve nga Kosova.

Banorëve të Vitisë iu premtoi se në Gërlicë do të ndodhë kyçja në autostradën rrugore.

Kryeministri përmendi edhe të arriturat në sektorin e ekonomisë, me disa ligje të krijuara për të bërë biznes.

Ndërsa, kryetari i degës së AAK në Viti Faruk Nura, tha se sot degës së AAK në këtë komunë, falë punës së madhe për shtetin e Kosovës që është bërë nga kryeministri Haradinaj, i shtohen 200 anëtar të rinj në Viti.

Nura: Jeni kryeministri i parë që i keni thënë Serbisë ‘unë vendosi këtu’

“Para juve kryeministër, jemi të përgatitur që të bashkohen anëtarët e rinj me emër e mbiemër. Nuk ka asgjë më reale dhe më konkrete se në këtë tubim, sepse kjo është puna e juaj që na e keni dëshmuar dhe na e keni vërtetuar. Jeni kryeministri i parë i Republikës së Kosovës që e themeloni ushtrinë e Kosovës dhe jeni kryeministër i parë që i thoni Serbisë jo dhe unë vendosi këtu”, tha Nura.

Për koincidencë, një prej të aderuarve ishte me emrin Baton Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat