Zyrtari i LDK-së lëshon mbledhjen e kryesisë, thotë se u kërcënua nga dy persona

Aktuale

Zyrtari i LDK-së lëshon mbledhjen e kryesisë, thotë se u kërcënua nga dy persona

Nga: G.B Më: 13 maj 2019 Në ora: 19:09
LDK

Bujar Hasimi, zyrtar i LDK-së, ka njoftuar se ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së degës së tretë, pasi gjatë 20 minutave thotë se është kërcënuar nga dy persona radhazi, madje thotë se njeri ishte i gatshëm ta sulmonte, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo mënyrë e sjelljes nuk i bën nder procesit zgjedhor.

Postimi i tij i plotë:

Tani në këto momente lëshova mbledhjen e kryesisë së degës së tretë të LDK-së në mënyrë demonstrative. Gjatë 20 minutave të para në këtë takim u kërcënova nga dy persona radhazi, ku njëri edhe u vu në gjendje gatishmërie për sulm fizik. Kjo mënyrë e sjelljes nuk i bën nder procesit zgjedhor në degën tonë.
Vazhdojmë fuqishëm në forcimin dhe zhvillimin e mëtutjeshme të LDK-së pavarësisht sfidave.

Image
Bujar Hasimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat