Veseli viziton vendin ku pritet të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit

Aktuale

Veseli viziton vendin ku pritet të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit

Më: 14 maj 2019 Në ora: 08:01
Kadri Veseli

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në ora 11:30 do të vizitojë lokacionin ku pritet të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit.

Kryekuvendari propozoi që ky muze të ndërtohet në vendin që njihet si ish-tjegullorja në kryeqytet.

Kjo hapësirë prej 9 hektarësh aktualisht menaxhohet nga AKP.

Gjithashtu, Veseli paralajmëroi inicimin e hapave drejt formimit të Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat