Mbledhja e Qeverisë, ja vendimet që u morën sot!

Aktuale

Mbledhja e Qeverisë, ja vendimet që u morën sot!

Më: 14 maj 2019 Në ora: 11:14
Qeveria e Kosovës

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës miratoi Nisma për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare Trepalëshe ndërmjet Bashkimit Europian, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2018, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar për IPA ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Me vendim të Qeverisë janë ndarë mjete financiare për implementimin e projektit Kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Koncept Dokumentin për Fushën e Konkurrencës, i cili ka për qëllim përmirësimin e kornizës ligjore për konkurrencë dhe funksionim të lirë të tregut, që synon arritjen e përputhshmërisë më të lartë me standardet dhe praktikat e Bashkimit Europian, si dhe ka aprovuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjat, me seli në Shkup, për vitin 2019.

Po sot, kabineti qeveritar u njoftua për Raportin mbi Zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit gjatë periudhës janar-mars 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat