Limaj: Komandant Bardhi, shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit

Aktuale

Limaj: Komandant Bardhi, shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit

Nga: A.SH Më: 14 maj 2019 Në ora: 11:57
Qamil Ilazi-Komandant Bardhi

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj kujton 20 vjetorin e rënies së heroit Qamil Ilazi i njohur me nofkën Komandant Bardhi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, Komandant Bardhi ishte një nga strategët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se është shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit.

Postimi i plotë:

Dy dekada më parë ra në fushën e nderit, Komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi - Komandant Bardhi.
Ai ishte një nga strategët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Komandant Bardhi është shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit. Kujtimi për Bardhin do të mbetet përherë në zemrën e kujtesën tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Bardhit!
Lavdi dëshmorëve të Kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat