Haradinaj flet për takimin e ambasadores Çitaku me presidentin Trump

Aktuale

Haradinaj flet për takimin e ambasadores Çitaku me presidentin Trump

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:38
Donald Trump dhe Vlora Çitaku

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëdhëniet Kosovë-Amerikë janë të dy popujve dhe jo individëve.

Pasi u pyet për takimin e ambasadores së Kosovës atje, Vlora Çitaku, kryeministri tha se ambasadorët shkojnë e vinë, por marrëdhëniet janë mes dy vendeve.

Sipas Haradinajt, shumë prej ambasadorëve nuk i kanë paraqitur temat nacionale ashtu siç janë paraqitur prej kryeministrit.

Haradinaj: Marrëdhëniet Kosovë-ShBA janë mes vendeve, ambasadorët shkojnë e vinë     

“Marrëdhëniet Kosovë-Amerikë nuk janë të individëve por janë të dy popujve, individët shkojnë e vijnë, ka pas ambasadorë para Vlorës, ka dhe do të ketë kryeministra e ministra, por janë marrëdhënie mes dy vendeve. Temat e interesit nacional shumica e ambasadorëve nuk i kanë paraqit qysh i ka paraqit kryeministri, ju e dini kemi pas ndarje të brendshme për disa tema”, tha ai.

Vlora Çitaku dje ka qenë e ftuar në një iftar të shtruar nga Shtëpia e Bardhë. Ajo ishte e ulur në tavolinë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat