Thaçi shprehet mirënjohës për angazhimin 20 vjeçar të NDI-së në Kosovë

Aktuale

Thaçi shprehet mirënjohës për angazhimin 20 vjeçar të NDI-së në Kosovë

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:51
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Presidentin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Derek Mitchel.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit në zhvillimin e demokracisë.

 “Tash kur NDI-ja i bënë 20 vjet prezencë në Kosovë, jemi mirënjohës për mbështetjen që keni dhënë në procesin e demokratizimit, të ndërtimit të institucioneve, në qeverisjen e mirë, në përfaqësimin dhe integrimin e komuniteteve dhe fuqizimin e gruas”, ka thënë ai.

Kreu i shteti, po ashtu, e ka falënderuar presidentin Mitchel për kontributin përcaktues që ka dhënë NDI-ja në organizmin e javës së gruas, fuqizimin e rolit të saj në shoqëri dhe pjesëmarrjen aktive në vendimmarrje.

 Nga ana tjetër, Presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Derek Mitchel, ka theksuar se NDI-ja do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën, me mbështetje të veçantë për Kuvendin e Kosovës dhe shoqërinë civile.

 Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin e NDI-së për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave demokratike në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat