I vjen kundërpërgjigja Aleksandër Vulinit: Pinjollë të Millosheviqit, Sheshelit dhe Çubrilloviqit

Aktuale

I vjen kundërpërgjigja Aleksandër Vulinit: Pinjollë të Millosheviqit, Sheshelit dhe Çubrilloviqit

Nga: D. B Më: 14 maj 2019 Në ora: 13:41
Vulin

Politologu Faik Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së Vulinit, duke thënë se deklaratat e tilla tregojnë që pinjollët e Millosheviqit, Sheshelit dhe Çubrilloviqit, janë më fashiste seç kanë qenë ata.

Ai ka thënë për “Bota sot” por për çudi të tillët  vazhdojnë të jenë të përkëdhelurit e Bashkimit Evropian.

“Nuk ka çfarë të diskutohet më për korrigjim të kufijve, pasi në Samitin e Berlinit, kjo ide u varros njëherë e përgjithmonë. Gjermania nuk do të lejojë lëvizjen e kufijve. Nëse do të ndodhte i ashtuquajturi korrigjim i kufijve, Serbia do të përfitonte shumë nga Kosova. Kurse Kosova vetëm disa fshatra të Kosovës Lindore, por jo edhe Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, por Gjermania nuk lejoi që Kosova të dëmtohet dhe Serbia të përfitojë”, është shprehur politologu Faik Krasniqi.

Në anën tjetër, ministri i mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se “Prishtina nuk do dialog dhe se ideja e përcaktimit të kufijve (kufizimit) nuk e gëzon, por beson se është e mundshme”,

Vulin ka nënvizuar se vendet perëndimore konsiderojnë se serbët nuk guxojnë të rrezikojnë në asnjë mënyrë “tërësinë territoriale  të pavarësisë dhe Kosovës së madhe” dhe ai është kundër këtij qëndrimi.

Ai ka shtuar se në zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet mendohet në të gjithë serbët pa marr parasysh ku jetojnë ata, duke konstatuar se Serbia nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat