Haradinaj: NDI ndihmoi në demokratizimin e Kosovës

Aktuale

Haradinaj: NDI ndihmoi në demokratizimin e Kosovës

Më: 14 maj 2019 Në ora: 14:16
Pamje nga takimi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur kreun e Institutit Kombëtar Demokratik, Derek Mitchell.

Ai tha se NDI nga Uashingtoni i ka dhënë ndihmesë të jashtëzakonshme demokratizimit të Kosovës për dy dekada me radhë.

“Gjatë bashkëbisedimit, u pajtuam së vendi ynë po shënon progres të vazhdueshëm në avancimin e vlerave demokratike dhe institucioneve të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, tha Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se e kishte njoftuar kreun e NDI-së edhe për agjendën qeveritare dhe angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat