Daut Haradinaj: Presidenti e ka mik Radojçiqin

Aktuale

Daut Haradinaj: Presidenti e ka mik Radojçiqin

Më: 14 maj 2019 Në ora: 20:48
Daut Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se askush nuk duhet dëmtuar Kosovën, veç pse i rrezikohet lëkura e vetë.

Këtë, Haradinaj e përmendi duke iu referuar idesë për shkëmbimin e territoreve.

“Unë nuk mendoj që presidenti ka vullnet për ta dëmtuar Kosovën, por unë nuk mendoj që nëse dikujt i rrezikohet lëkura duhet ta dëmtojë Kosovën. Përgjegjësia e presidentit është ta ruajë Kushtetutën, kufijtë, edhe unë e kisha inkurajuar që kështu të shkojë”.

Haradinaj ka thënë se presidenti Hashim Thaçi me deklaratat se është për bashkim të Luginës në territorin e Kosovës po luan me ndjenjat e qytetarëve.

Veprimet e fundit karshi kësaj situate, Haradinaj i quajti fiskulltura.

“Është e pandershme të luhet me emocionet e qytetarëve tanë që padrejtësisht janë jashtë Kosovës, në këtë rast në Luginën e Preshevës. Unë bashkëndjej me ta, vij prej asaj vije që kemi vuajtur për të ardhur liria në Kosovë, dhe e di që ata janë qysh ishim ne para 22-23 viteve”, ka thënë ai, duke thënë se edhe Thaçi po luan me ta.

“As ne nuk duhet të ndalemi, qoftë qeveria e Kosovës, qoftë ajo e Shqipërisë duhet të bëjnë veprime konkrete për qytetarët tanë në Luginë, dhe jo kësi fiskullturash që më shumë janë manovra që e nxjerrin më shumë një person ose dy, kushdo qofshin ata”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat