Molliqaj flet për arrestimin: S’jam pishman për protestat e Vetëvendosjes

Aktuale

Molliqaj flet për arrestimin: S’jam pishman për protestat e Vetëvendosjes

Më: 14 maj 2019 Në ora: 21:04
Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur për arrestimin e tij të para disa ditëve për pjesëmarrje në një nga protestat e Lëvizjes Vetëvendosje vite më parë, kundër arrestimit të kryetarit të VV’së, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk është pishman pse iu bashkuar atyre protestave, pasi thotë se kanë qenë të drejta.

Ai e ka quajtur spektakël arrestimin e tij.

Derisa, është shprehur i habitur se si asnjë nga pjesëmarrësit tjerë të asaj proteste nuk është arrestuar.

“Të gjitha protestat që i kemi organizuar kanë qenë të drejta. Nuk është arrestuar asnjë pjesëmarrës tjetër në atë protestë, veç unë. Arrestimi im ishte veç spektakël. Nuk jam pishman pse kam marrë pjesë në ato protesta”, ka thënë ai.

Tutje, në Debat Plus në Tv Dukagjini, Molliqaj ka thënë se kanë mundur ta ftojnë atë në Polici, gjatë kohës sa ishte në Kuvend, e jo në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat