Sekretari i AAK-së: Qeveria është stabile, e ka edhe PSD-në

Aktuale

Sekretari i AAK-së: Qeveria është stabile, e ka edhe PSD-në

Më: 14 maj 2019 Në ora: 21:30
Besnik Tahiri

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka mohuar se qeveria e vendit, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, është jostabile.

Tahiri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se pushteti i ka votat e mjaftueshme dhe është në pozitë të rehatshme.

Ai ka përmendur bashkëpunimin me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit, të cilën opozita e vendit e cilëson patericë të pushtetit.

“Kemi marrëveshje me PSD’në, e cila ka rezultuar shumë efektive”, është shprehur Tahiri, teksa ka përmendur disa ligje të miratuara së fundmi nga Qeveria, me votat e ish-anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk e di se ku po e shihni këtë jostabilitet”, ka thënë Tahiri në T7.

Ai ka mohuar se vendi do të shkojë shpejt në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk do të ketë zgjedhje. Opozita s’mund t’i provokojë zgjedhjet”, ka vlerësuar ai. /Express/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat