Rrusta: Një vit pas themelimit, PSD mban tubime që nuk i zë salla

Aktuale

Rrusta: Një vit pas themelimit, PSD mban tubime që nuk i zë salla

Më: 14 maj 2019 Në ora: 23:42
Teutë Rrusta

Teutë Rrusta, anëtare e Kryesisë dhe udhëheqëse e Departamentit të Terrenit në PSD, ka thënë se përgjatë një viti PSD ka zhvilluar shumë aktivitete duke u konsoliduar në shumë komuna të Kosovës.

Rrusta, në “Debat Plus”, ka thënë se sot PSD mban tubime, siç ishte ai në Prishtinë dhe nga masiviteti i njerëzve nuk i zë as Salla e Kuqe.

“Kjo është një shenjë e mirë për PSD-në që duhet nënvizuar…Për një vit kemi krijuar 17 degë. Të krijohen 17 degë është punë mjaft e madhe”, tha ajo

Anëtarja e Kryesisë së PSD-së, ka thënë është keqkuptuar opozita e kësaj partie me apo pa qëllim.

“Na kanë quajtur ‘me një këmbë në opozitë e me një këmbë në pushtet’. Mendoj që është keqkuptuar të bërit opozita në Kosovë. PSD-ja ka bërë një kapërcim të të bërit opozitë në Kosovë”.

Rrusta ka thënë se në Kosovë jemi mësuar që opozita vetëm të bëj kritika, por jo edhe të ndihmojë në përmirësimin e situatës.

“PSD-ja ka krijuar një metodë të re të bërit opozitë…Në momentin që ti ke një qeveri të dobët, ne po mundohemi të kushtëzojmë në mënyrë që disa pika të programit tonë t’i shtyjmë para”, tha Teutë Rrusta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat