Zv.ministri Krasniqi raporton në Polici: Kërcënohet nga sekretari për milionat e granteve

Aktuale

Zv.ministri Krasniqi raporton në Polici: Kërcënohet nga sekretari për milionat e granteve

Më: 15 maj 2019 Në ora: 08:54
Vesel Krasniqi

Ka përshkallëzuar në kanosje një debat i zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë, gjatë të cilit janë nxehur gjakrat kur është vënë në rend dite çështja e milionave të shtetit, që jepen në emër të granteve. Zëvendësministri Vesel Krasniqi e ka denoncuar në Polici për kërcënim sekretarin e përgjithshëm, Kapllan Halimi.

Rastin e ka konfirmuar Policia, ndërsa edhe sekretari Halimi e ka pranuar se është ftuar për t’u intervistuar nga uniformat blu.

Kur në fillim të vitit “Koha Ditore” ka raportuar se nëpërmjet një “masë të veçantë” Ministria i ka dërguar jashtëligjshëm tre milionë euro të shtetit tek biznese që për aksionarë kanë njerëz të lidhur me të mëdhenjtë e politikës nga radhët e shqiptarëve dhe serbëve, zëvendësministri Krasniqi pati drejtuar gishtin tek tre zyrtarë të lartë.

“Procedurat të cilat i ka ndjekur ministri i Bujqësisë (që atëkohë ishte Nenad Rikalo v.j.), janë jo të rregullta. Ne si zëvendësministra, por mendoj edhe si staf i Ministrisë, jemi informuar vetëm pasi janë ndarë grantet dhe, sipas asaj që tash po shohim, janë favorizuar biznese apo persona të caktuar”, i pati thënë gazetës Krasniqi. “Ministri e ka një grup të ngushtë me të cilët bashkëpunon. Është sekretari Kapllan Halimi dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit të AZHB-së, Ekrem Gjokaj”, shkruan Koha Ditore.

Grantet ishin dhënë nëpërmjet njërit prej dy programeve të veçanta të mbështetjes financiare në vlerë 8 milion euro, të cilat ishin miratuar pa analizë paraprake. Me miratimin e tyre, sipas Auditorit të Përgjithshëm, Ministria ka tejkaluar buxhetin e paraparë për grante për vitin 2018. Për pasojë, janë shkaktuar telashe me buxhetin për grante, për vitin 2019.

Përplasja midis Krasniqit e Halimit kishte ndodhur tri javë më parë, pikërisht kur janë diskutuar këto çështje dhe kur është bërë me gisht për fajtorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat