Raporti i Komisionit për dëbimin e turqve i shkon Kuvendit - Bota Sot
Raporti i Komisionit për dëbimin e turqve i shkon Kuvendit

Aktuale

Raporti i Komisionit për dëbimin e turqve i shkon Kuvendit

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:09
Driton Selmanaj dhe Xhelal Sveçla

Pasi miratuan raportin e Komisionit hetimor parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, deputetët dhe anëtarët e këtij komisioni, Xhelal Sveçla dhe Driton Selmanaj, mbajtën një konferencë për media.

Deputetët njoftuan se tashmë dokumenti do të shkojë për diskutim dhe miratim në seancë plenare, pastaj edhe për në Prokurori.

“Pas 10 muaj punë të komisionit, u votua raporti. Ky raport vendos standarde të reja të punës. Tashmë ai do të shkojë në seancë plenare për diskutim dhe miratim gjithashtu edhe në Prokurori”, deklaroi Sveçla.

Ai uroi që Prokuroria Speciale të merret seriozisht me raportin.

Ndërsa deputeti Driton Selmanaj tha se raporti do të ishte më i plotë me dëshminë e presidentit Hashim Thaçi.

“Raporti do te ishte më i plotë nëse do ta kishim në detaje dëshminë e presidentit sepse dihet që mbrapa krejt kësaj qëndron ai”, tha Selmanaj.

Ai tha se ky komision do të jetë shembull se si duhet të bëhet puna në një komision hetimor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...