Avdyli: Vazhdon hetimi për skandalin më të madh të keqpërdorimit të pushtetit në Kosovë

Aktuale

Avdyli: Vazhdon hetimi për skandalin më të madh të keqpërdorimit të pushtetit në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:31
Pamje nga mbledhja e Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka thënë se po vazhdon hetimi për Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Ai e ka quajtur “skandalin më të madh të keqpërdorimit të pushtetit të 20 vjet të ekzistimit të Kosovës”, keqpërdorimin me PTK-në, përcjell Bota sot.

Avdyli ka thënë se hetimi për PTK-në do të mbetet shembull botëror se si nga ndërrmarrje publike, ai “rrzohet për tokë” dhe “falet te grupet parapolitike të lidhura me biznesin e nëntokës”.

Postimi i Avdylit:

Hetimi i skandalit më të madh të keqpërdorimit të pushtetit të 20 vjet të ekzistimit të Kosovës po vazhdon. Në fund ky hetim do vërtetoj se PTK do mbetet shembull botëror se si nga ndërrmarrje publike me mbi 100 M fitim, rrëzohet për toke, për tu falur pastaj te grupet parapolitike të lidhura me biznesin e nëntokës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat