Vajtojnë serbët: Dëmet e shkaktuara nga bombardimet, kapin shifrën 100 miliardë dollarë

Aktuale

Vajtojnë serbët: Dëmet e shkaktuara nga bombardimet, kapin shifrën 100 miliardë dollarë

Nga: K.M Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:23
Pamje nga ekspozita

Në një ekspozitë e cila është hapur në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, për të përkujtuar bombardimet e NATO-së në vitin 1999. “Që të kujtohen, që kurr të mos harrohen” është quajtur kjo ekspozitë në të cilën janë paraqitur fotografi me pamje nga gjatë bombardimeve.

 “Dëmi material prej 100 miliard dillarëve, disi do të kompenzohet me kohë, por 3 500 jetët, prej të cilëve një numër I madhë I fëmijëve, asnjëherë”, ka thënë Bozhidar Nedelkoviq, kryetarë I SUBNOR-it,organizatë kjo e cila e ka inicuar këtë ekspozitë.

Me këtë rast është thënë se nga ndërhyrja e NATO-s, në Komunën e Bujanocit kanë vdekur gjatë persona, ndërsa janë plagosur shtatë.

Këtë ekspozitë e ka hapur zëvëndës kryetari i Komunës së Bujanocit, Stojanqa Arsiq i cili ka thënë se, duhet të kujtohen brez pas brezi ato që na kanë ndodhur.

“Në ato kohra të vështira kam qenë kryetarë i komunës. Duhet të mos harrohen, pasi që të gjithë kemi qenë target i atyre sulmeve, si ura e Nishit, si ajo e Gërdelicës”, ka thënë Arsiq.

Image

 

Ekspozita do të jetë e hapur nga 14 deri 17 maj, prej orës 10:00 deri ora 14:00.

Këtë ekspozitë e kanë përdorur organizatorët për të vajtuar ato që NATO ka bërë në Bujanoc, por do kujtuar se përpos që janë shifra të shtrembëruara, të zmadhuara, duhet të mos harrojmë se ndërhyrja e NATO-s ka ardhur si rezultat i terrorit të shfrenuar të shtetit serb mbi shqiptarët e pa fajshëm, civil, fëmij, gra e pleq të pa armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat