Limaj: Serbia, t’i hap të gjitha arkivat shtetërore për zbardhjen e të pagjeturve

Aktuale

Limaj: Serbia, t’i hap të gjitha arkivat shtetërore për zbardhjen e të pagjeturve

Më: 15 maj 2019 Në ora: 13:09
Fatmir Limaj

(E plotësuar) -Nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa u zgjidhur fati i të pagjeturve.

Kështu është zotuar zëvendëskryeministri i Fatmir Limaj gjatë një takimi që pati me përfaqësuesit e shoqatave për të pagjetur.

Bashkë kryesuesi i delegacionit për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj tha se në platformën për dialogun me Serbinë,  një ndër temat kryesore është edhe tema për të pagjeturit, dhe kjo i është bërë e qartë edhe partnerëve në Bruksel.

Limaj: Kurrë s’kemi me qit  nënshkrim pa e zbardhur fatin e të pagjeturve

“Tash është një adresë, adresimi do të jetë në qendër, aty ku është problemi, aty ku zgjidhet problemi. Kjo temë ka marrë vëmendjen dhe dalngadal po e merr vendin aty ku e meriton. Do zgjidhje drejtpërdrejt politike. Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, pra, ju siguroj. Nuk ka asnjë forcë që neve na detyron me nënshkrua një marrëveshje me Serbinë pa e pas të qartë çështjen e të pagjeturve. Sa zgjat kjo unë nuk e di, por nënshkrim në një marrëveshje të tillë, kurrë s’kemi me qitur pa e pasur të zbardhur këtë çështje”, deklaroi Limaj.

Për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Limaj kërkoi nga Serbia që t’i hap të gjitha arkivat shtetërorë, si të policisë, ushtrisë dhe shërbimit sekret.

Limaj: Një nga kushtet që duhet ta plotësojë Serbia, është që t’i hap të gjitha arkivat shtetërore

“Një nga kushtet që duhet të plotësojë Serbia, është që t’i hap të gjitha arkivat shtetërore, të ushtrisë, të policisë, të tri shërbimeve sekrete, të ushtrisë, të policisë dhe të shërbimit shtetërore sekret. Ne kemi arsye të forta dhe besojmë fort që shteti serb aktual e din mirë, I ka dosjet I ka informacionet e sakta për fatin e njerëzve tanë dhe ato duhet t’ia jap në dispozicion Kosovës. Pra, Serbia të jap përgjegjësi ose të na japin informacionin e saktë mbi fatin e njerëzve tanë”, tha Limaj.

Ai tha se çështja e të pagjeturve nuk përfundon vetëm me identifikimin ose me gjetjen e fatit të tyre, por pas saj është edhe procesi i hetimeve penale për të gjitha ato që kanë ndodhur në atë kohë.

Ndërsa, Bajram Qerkini përfaqësues i familjarëve nga Mitrovica duke prezantuar dokumente nga ish institucione të regjimit serb, tha se duhet t’i prezantohen edhe Brukselit në bisedime, sepse për të gjithë të pagjeturit dihet se ku është vendndodhja e tyre.

Qerkini: Ka ardhur koha që dokumenti i MUP-it serb të jetë i hapur edhe për Brukselin

“Ka ardhur koha që ky dokument që mos të qëndrojë prej vitit 2013 i mbyllur, por do të jetë i hapur edhe për Brukselin. Andaj, këto vula nuk janë të miat, këto nënshkrime nuk janë të mijat, por janë tipik të MUP-it dhe të ushtrisë serbe. Të gjitha këto po i them, se ende të pagjeturit dihet ku janë, dihet kush i ka marrë. Besoj se ka argumente, jo vetëm prej shoqatës time, por kjo është për krejt shoqatat e Kosovës”, theksoi Qerkini.

Ndryshe, numri i personave që figurojnë si të  pagjetur  është 1647. 

S’ka marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e fatit të të pagjeturve

 Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj paralajmëroi gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatave për të pagjetura, se nuk do të ketë asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa u zgjidhur fati i të pagjeturve.

Bashkëkryesuesi i delegacionit për dialogun me Serbinë theksoi se  në platformën për dialogun me Serbinë, një ndër temat kryesore është ajo për të pagjeturit.

“Nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa e pasur të qartë çështjen e zgjidhjes së të pagjeturve, ndonëse ka arsye të forta se shteti serb ka informacione të sakta për vendndodhjen dhe fatin e të pagjeturve”, tha Limaj.

Ndërsa, Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve nga Mitrovica duke prezantuar dokumente nga ish-institucione të regjimit serb, tha se të gjithë të pagjeturit dihet se kush i ka marrë dhe ku është vendndodhja e tyre.

Ndryshe, numri i të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë është gjithsej 1647.

Limaj në takim me përfaqësuesit e Shoqatave të të Pagjeturve

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj po zhvillon një takim me përfaqësuesit e Shoqatave të Pagjeturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat