Veseli porosit kriminelët serbë: Kemi kapacitete t’ju arrestojmë

Aktuale

Veseli porosit kriminelët serbë: Kemi kapacitete t’ju arrestojmë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 13:16
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi sot se shteti ynë ka kapacitete t'i arrestojë të gjithë kriminelët e luftës, pavarësisht vendndodhjes së tyre, ndërsa shprehu besimin se edhe ndërkombëtarët do të përkrahin tribunalin ndërkombëtar për krimet e serbëve gjatë kohës së luftës.

Këto komente Veseli i bëri gjatë vizitës qe i bëri lokacionit ku do të ndërtohet Memoriali i Dëbimit te Stacioni i trenit në Prishtinë.

Duke folur për krimet e luftës, ai kujtoi një pjesë të përjetimeve të tij gjatë luftës, duke treguar se si rreth 500 vetë shkonin në Bjeshkët e Berishës ku ndodhej edhe shtabi i përgjithshëm, me nga 5 kg në qese në duar, për t’i mbajtur me dhjetëra familje që i kishin rreth shtabit.

Aty, Veseli ftoi qytetarët që të besojnë në kapacitetet e institucioneve të vendit, se nuk do të mbetet asnjë kriminel i luftës i lirë.

Veseli: Nuk jemi vonë, kriminelët s'kemi me i lënë me fjet shlirë

“Prej dhjetorit 2018, janë dërguar të gjitha dosjet nga UNMIK-u dhe EULEX-i dhe, ne do të procedojmë në bazë të tyre tash. Vonë nuk jemi. Vonë janë vetëm ata që gjithmonë në jetë kanë qenë të vonshëm, janë frikësuar nga hija e vet. Përkraheni ju mediat, sepse është e drejta jonë, e drejta e shtetit tonë dhe shteti serb duhet të paguajë për këto krime. Kriminelët s'kemi me i lënë me fjet shlirë. Në gjumë kemi me i marrë, po ua jap fjalën. Shteti i Kosovës ka kapacitete dhe do t'i arrestojë kriminelët e luftës kudo që janë, nuk do të ketë tolerim ndaj tyre”, tha ai.  

Ai tha se edhe ndërkombëtarët e përkrahin Tribunalin Ndërkombëtar.

Veseli: Ndërkombëtarët e përkrahin Tribunalin 

“Nëse flasim për drejtësi, nëse flasim për kriminelët që kanë dhunuar e kanë vrarë, duhet të përgjigjen para drejtësisë. Domosdo se do të ketë përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare. Hapat e parë janë bërë në Kongresin amerikan. Unë pres që ajo që ka ndodhur atje, të ndodhë në shumicën e vendeve demokratike. Nuk ka mundësi që të heshtet një krim kaq masiv mbi bashkëqytetarëve tanë. Por, duhet të punojmë në mënyrë më profesionale. Kjo është arsyeja pse nga dita e nesërme fillojmë të orientohemi në mënyrë më institucionale përmes komisionit shtetëror që të faktojmë në mënyrë penalo-juridike që kanë ndodhur në Kosovë”, tha ai. 

Veseli përsëriti Tribunali Ndërkombëtar do të ndodhë, teksa tha se pala kosovare nuk është hakmarrëse, porse drejtësia duhet të vihet në vend. Për të është absurde që në shekullin XXI, të diskutohet nëse është iniciativë politike një nismë e tillë. Nga kjo iniciativë, Veseli tha se merr vetëm kërcënime.

Veseli: Me këtë iniciativë marr vetëm kërcënime, nuk e kam bërë për poenë politike

“Kjo nuk është garë mes neve. Unë çdo fjalë që e flas, çdo veprim që e ndërmarr tani, nuk fitoj poenë. Fitoj vetëm kërcënim, por bash nuk mërzitna për këtë punë. Le t’i fitojë ai që do. Tribunali ndërkombëtar do të ndodhë, pa evitueshëm. Dhe, do të ndodhë edhe memorizimi i kësaj, krimi kolektiv, të cilin e ka kryer Serbia mbi qytetarët”, u shpreh Veseli.

Ndërsa qytetari Ali Kadrolli, kujtoi ditën kur ai u dëbua nga Kosova në mars të vitit 1999.    

Kadrolli: Këtu ka qenë tmerr, ka pasur paramilitarë me automat

“Këtu ka qenë tmerr. Kanë qenë paramilitarë me automatë, me të gjitha. Unë pleqtë e mi, babën edhe nënën i kam fut në tren prej dritares. Në çdo kufi kanë qenë diku 25-30 persona. Nëpër çdo stacion e deri në Han të Elezit, i kanë mbushur plot trenat me udhëtar. Në Han të Elezit, kur kemi mbërri atje, ushtria na ka pritur atje dhe na kanë thënë të depërtojmë vetëm në binarë, sepse në të dy anët ka qenë e minuar pjesa kufitare Kosovë - Maqedoni”, tha ai.

Veseli u shpreh i kënaqur që do të memorizohet ky lokacion në muze, në mënyrë që të mos harrohet asnjëherë historia nëpër të cilën kaluan shqiptarët.

Ndryshe, nesër, më 16 maj, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën për Tribunalin për krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.

Veseli: Nuk mund të heshten krimet që kanë ndodhur ndaj qytetarëve tanë

Shteti i Kosovës ka kapacitete dhe do t'i arrestojë kriminelët e luftës kudo që janë, nuk do të ketë tolerim ndaj tyre.

Kështu ka deklaruar sot kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë vizitës qe i bëri lokacionit ku do të ndërtohet Memoriali i Dëbimit te Stacioni i trenit në Prishtinë.

Aty, Veseli ftoi qytetarët që të besojnë në kapacitetet e institucioneve të vendit, se nuk do të mbetet asnjë kriminel i luftës i lirë.

"Do të ndërtohet Tribunali ndërkombëtar dhe do të ndodh memorizimi i këtyre krimeve që Serbia ka bërë ndaj qytetarëve tanë. Nëse flasim për kriminelët që kanë dhunuar e kanë vrarë, domosdoshmërisht se do të përkrahet nga bashkësia ndërkombëtare. Nuk ka mundësi që të heshtet një krim që ka ndodhur ndaj qytetarëve tanë. Sa i përket një dileme, nuk është vonë. Prej dhjetorit 2018, janë dërguar të gjitha dosjet nga UNMIK-u dhe EULEX-i dhe do të procedohen tutje. Kriminelët s'kemi me i lënë me flejt shlirë. Në gjumë kena me i marrë, po ua jap fjalën", përsëriti Veseli.  

Ndërsa qytetari Ali Kadrolli, kujtoi ditën kur ai u dëbua nga Kosova në mars të vitit 1999.     

"Këtu ka qenë tmerr. Kanë qenë paramilitarë me automatë e të gjitha. Unë babën edhe nanën i kam fut në tren prej dritares. Kanë qenë nga 25-30 veta. Në Han të Elezit, ushtria na ka pritur atje dhe na kanë thënë me ecë vetëm në binarë sepse në të dy anët ka qenë e minuar ajo pjesë atje", kujtoi ai.

Veseli u shpreh i kënaqur që do të memorizohet ky lokacion në muze, në mënyrë që të mos harrohet asnjëherë historia nëpër të cilën kaluan shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat