Të formohet një OKB, me seli në Muqibabë

Aktuale

Të formohet një OKB, me seli në Muqibabë

Nga: K.M Më: 15 maj 2019 Në ora: 13:13
Logo e OKB-së

Anëtari i Partisë Parlamentare të viteve të 90-ta në Kosovë, Sali Rexhaj, ka ironizuar me nismën e politikanëve në Kosovë për të formuar Gjykatën Ndërkombëtare për krimet serbe, duke thënë që në këtë nismë duhet të zgjerohen tutje, duhet të formojnë edhe një OKB, një NATO, një BE, si dhë të gjitha organizatat tjera, paralele me ato që ekzistojnë, por me qendër në Kosovë.

Image

 

Ja postimi i plotë i Rexhajt.

Pasi po formojnë Gjykatë Ndërkombëtare politikanët tanë. Ju lutem formone edhe një OKB me seli në Muqibabë, një BE me Seli në Hajkobillë dhe një NATO me seli në Qifllak.
Pastaj vazhdoni me OSBE, Interpol, FIFA, UEFA...
Shitni dushk për gogla e mjegull për lesh. Edhe ndonjë ditë e bie perdja e këtij teatri kukullash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat