Gaxheri për Thaçin dhe Veselin: Pse bre s’ju ra në mend për Tribunal, kur u arrestu Haradinaj, Limaj dhe shumë shokë tjerë të luftës

Aktuale

Gaxheri për Thaçin dhe Veselin: Pse bre s’ju ra në mend për Tribunal, kur u arrestu Haradinaj, Limaj dhe shumë shokë tjerë të luftës

Më: 15 maj 2019 Në ora: 13:27
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Një deklaratë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili e kishe deklaruar se “Kosova nuk mund ta themelojë Tribunalin për krimet e Serbisë në Kosovë”, shtyri të reagoi kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Gjatë vizitës së sotme, që Veseli ia bëri vendit ku do të ndërtohet Memoriali i të dëbuarve, ‘goditi’ Mustafën dhe LDK-në, duke thënë se “vonë janë veç ata që gjithë jetën kanë qenë fjetë edhe tuten prej hijes të vet”

“Nuk ka mundësi të heshtet e as të mbulohet një krim kaq masiv që ka ndodhur mbi qytetarët tonë. Kjo është arsyeja që prej nesër, do të mundohemi të fillojmë punën në mënyrë sa më profesionale me Komisionin shtetëror. Nuk është vonë për këtë iniciative, vonë janë veç ata që gjithë jetën kanë qenë fjetë edhe tuten prej hijes të vet”, ka thënë Veseli për deklaratën e kryetarit të LDK-së.

E lidhur me këtë deklarim të Veselit, ka folur me deputeten e LDK-së, Besa Gaxheri.

Ajo ka thënë se LDK asnjëherë nuk është frikësuar, edhe në kohën kur siç ka thënë ajo janë vrarë veprimtarët më të lartë të partisë.

“S’kemi nevojë me u frikësu. Nuk jemi frikësu as atëherë kur janë vrarë zyrtarët e lartë të partisë, e lëre më tani”, ka thënë Gaxheri.

Ajo ka komentuar edhe nismën e kryekuvendarit Kadri Veseli, për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë.

Gaxheri, ka thënë se nisma e Veselit është joserioze, dhe sipas saj, kjo po vjen vetëm pas situatën së rëndë në të cilën gjendet ai (Kadri Veseli) dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Ku kanë qenë zotëri Veseli e zotëri Thaçi, që nga koha kur është burgos Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj dhe shumë shokë të tyre që janë arrestuar në Kosovë. Asnjëherë nuk kanë reaguar. Asnjëherë nuk përmendën Tribunal e as formim të tij. Por, tani kur gjërat kanë filluar që t’iu ngushtohen atyre, atëherë po dëshirojnë që të bëjnë retorikë për formimin e tij”.

“Të gjithë ne e dimë se a kemi fuqi politike që ta formojmë një tribunal të tillë, normalisht që nuk kemi”.

Gaxheri thotë se Tribunali Ndërkombëtar kundër krimeve të Serbisë në Kosovë, është dashur që të futet në një pikë kur është formuar Gjykata Speciale.

“Çdo qytetar është ka e kupton. Nuk është askush kundër themelimit. Dorën në zemër na nuk është dashtë me formu as gjykatë për neve sikur formimi i Gjykatës Speciale. Është dashur që kur është formuar Gjykata Speciale të futet në ligj edhe formimi i këtij tribunali. Por, në atë kohë nuk e iu ka interesuar asnjërit për faktin që ka mundur t’u arrestoheshin shokët. Këta kur po e shohin punën ngushtë për vete, atëherë po janë në gjendje që ta shfrytëzojnë edhe Kuvendin, edhe institucionet edhe shtetin edhe Bashkësinë Ndërkombëtare, në mënyrë që të tentojnë që të shpëtojnë”, ka thënë Gaxheri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat