Limaj: Masa mbrojtëse për prodhuesit vendorë do të merren në vazhdimësi

Aktuale

Limaj: Masa mbrojtëse për prodhuesit vendorë do të merren në vazhdimësi

Nga: Z.B Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:48
Pamje nga vizita

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se ka vizituar një kompani e cila merret me përpunimet e produktet e drurit, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se vendimi për ndalimin e eksportimit të masës drurore si lëndë e papërpunuar nga Kosova tashme po jep efektet e para, nga ajo çfarë ka dëgjuar ka qenë një vendim i jashtëzakonshëm për këtë kompani dhe kompanitë tjera që merren me këtë lëmi.

Tutje, Limaj ka shkruar se, “Partneritet që nënkupton duke i ndihmuar bizneset e duke krijuar mundësi dhe lehtësira si dhe duke eliminuar procedurat burokratike e ardhmja e këtij vendi dhe ekonomisë është e sigurt dhe është e sigurt duke iu falënderuar duarve të vyera të njerëzve tanë që kanë guxim dhe iniciative”.

Postimi i plotë:

Vendimi për ndalimin e eksportimit të masës drurore si lëndë e papërpunuar nga Kosova tashme po jep efektet e para. Gjatë vizitës në kompaninë ‘Elnor’, e cila merret me përpunimin e produkteve nga druri, u informuam nga drejtuesit e kësaj kompanie për efektet që po jep ky vendim.
Nga ajo që dëgjuam ka qenë një vendim i jashtëzakonshëm për këtë kompani dhe kompanitë tjera që merren me këtë lëmi. Pra, kjo masë ndikon në funksionimin dhe qëndrueshmërinë e kësaj lënde.
Me një përkushtim dhe një partneritet të ngushtë Qeveri- biznes, atëherë rezultatet nuk do të mungojnë.
Partneritet që nënkupton duke i ndihmuar bizneset e duke krijuar mundësi dhe lehtësira si dhe duke eliminuar procedurat burokratike e ardhmja e këtij vendi dhe ekonomisë është e sigurt dhe është e sigurt duke iu falënderuar duarve të vyera të njerëzve tanë që kanë guxim dhe iniciative.
I siguroj të gjithë se masa të tilla mbrojtëse për prodhuesit vendorë do të merren në vazhdimësi, në mënyre që të krijohet mundësi dhe hapësire për zhvillim të biznesit.FL
 

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat