Limaj: Kosova nuk do nënshkruajë asnjë marrëveshje me Serbinë nëse nuk është e saktësuar çështja e të pagjeturve

Aktuale

Limaj: Kosova nuk do nënshkruajë asnjë marrëveshje me Serbinë nëse nuk është e saktësuar çështja e të pagjeturve

Nga: A.SH Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:33
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, në takimin e qeverisë me Shoqatën e të Pagjeturve, ka thënë se pozicioni ynë tashmë është i qartë, Kosova nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me Serbinë nëse brenda saj nuk është e saktësuar çështja e të pagjturve.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, çështja e të pagjeturve nuk përfundon vetëm me identifikimin e personave të pagjetur, por duhet hetim dhe ndëshkim ligjor për atë që ka ndodhur në kohën e luftës.

Postimi i plotë:

Kosova përfundimisht me shumë seriozitet i është qasur çështjes së të pagjeturve. Në takim me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur, Shoqatat e të Pagjeturve dhe familjarë të të pagjeturve i informova se në Platformën për Bisedime me Serbinë një nga temat kryesore është çështja e të pagjeturve.
I sigurova ata se nuk ka marrëveshje me Serbinë pa e qartësuar zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.
Pozicioni ynë tanimë është i qartë - Kosova nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me Serbinë nëse brenda saj nuk është e saktësuar çështja e të pagjturve.
Serbia duhet t'i hapë të gjithë arkivat shtetërorë të ushtrisë e policisë e shërbimeve sekrete. Ne besojmë fort që shteti serbe e di mirë, i ka dosjet dhe informacionet e sakta për fatin e njerëzve tanë dhe ato duhet t'ia japë në dispozicion Kosovës dhe ata duhet të marrin përgjegjësi.
Çështja e të pagjeturve nuk përfundon vetëm me identifikimin e personave të pagjetur, por duhet hetim dhe ndëshkim ligjor për atë që ka ndodhur në kohën e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat